Deklaratë e deputetit Ardian Turku mbi shou-n e radhës së kryeministrit me administratën
Sot Edi Rama zhvilloi emisionin televiziv të radhës, në një sfond militantësh gojëkyçur për të të bërë shou me administratën publike.
Flet per administratën Rama, pikërisht ai që i vuri kazmën meritokracisë dhe profesionalizmit.
I madh dhe i vogël e di se vizioni i vetëm i Kryeministrit për administratën është nënshtrimi dhe kthimi i saj në shoqëri aksionere për të punësuar militantë partiake.
Administrata është kthyer në strehë për të inkriminuarit që shpërblehen për devotshmërinë e tyre ndaj dyshes Rama-Meta. Postet kyçe janë zaptuar nga kjo kategori të cilët kanë mandate dhe imunitet politik që ua siguron kryeministri.
Nuk bëhet fjalë për administratë profesioniste sepse ata janë zëvëndësuar me kohë me militantë.
Nuk bëhet fjalë as për mbrojtje ligjore për nëpunesit e administratës sepse ligji nëpërkëmbet dhe rrëzohet sipas dëshirës së dyshes Rama-Meta.
Arroganca e drejtuesve në administatë të kësaj maxhorance nuk njeh më asnjë kufi ligjor.
Paraqesim një shkresë për largim nga puna. Pa iu dridhur qerpiku, një drejtues largon punonjësen e vetë, vetëm për arsye politike.
“Urdhëroj largimin e menjehershëm të znj Vjollca Molla politikisht nga Drejtoria e Shëndetit Publik”, thotë shkresa zyrtare e firmosur nga Drejtori i drejtorisë rajonale të Matit.
Daljet propagandistike nuk i shërbejnë më kësaj qeverie as për makiazh, sepse ligjin e kanë zëvëndësuar me letra bakalli e ndërsa kodin e Etikës me arrogancë institucionale.