Me ftesë të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merrë pjesë në kongresin e 27-të të CDU që nis punimet sot në Keln. Zoti Basha do të takohet me drejtues të lartë të CDU-së, partisë që prej tre mandatesh qeverisë gjermaninë dhe ka një rol të rëndësishëm në politikën e BE-së.
PD dhe CDU kanë intensifikuar bashkëpunimin mes tyre si në nivel politik ashtu dhe mes grupeve parlamentar duke ngritur dhe grupe të përbashkëta pune për këtë qëllim. Drejtues të Grupit Parlamentar të CDU-së në Bundestag dhe përfaqësues të kësaj partie në Parlamentin Europian mes të cilëve dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PPE-së, kanë mbështetur fuqimisht aksionin e Partisë Demokratike për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike që do të përafronin më tej Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe që janë cënuar rëndë nga mazhoranca Rama-Meta.
Zoti Basha do të ketë takime dhe me drejtues të lartë të institucioneve të BE-së, të partive të qendrës dhe qendrës së djathta europiane si dhe të PPE-së të ftuar gjithashtu të marrin pjesë në kongresin e CDU-së që drejtohet nga Kancelarja Angela Merkel.