Qytetarët denoncojnë abuzimet në arsim, shëndetësi, ndihmë sociale. Papunësia e korrupsioni po mbysin qytetin dhe fermerët. Drejtuesit e Partisë Demokratike do mbajnë forume në çdo qytet.
Deputetët demokratë të komisionit të Çështjeve Sociale dhe dhe drejtues Departamentesh e Sekretariatesh të Partisë Demokratike ishin sot në Lushnjë për të analizuar dhe trajtuar krizën dhe rrënimin që ka mbërthyer këtë qytet në cdo drejtim.
Lushnja që siguron një të tretën e prodhimit bujqësor kombetar me mbi 51 mijë hektar tokë bujqësore sot lëngon nga varfëria, mjerimi social dhe bllokimi iprodhimeve bujqësore.
Deputetja Vokshi tha se u zgjodh Lushnja për rrënimin e sistemit të arsimit që kulmon me skandalin e rryshfeteve dhe favoreve sexuale te drejtoreshës se arsimit. Vokshi tha se buxheti i krizës tregoi dhe një herë fytyrën antisociale që ka qeveria e Edi Rames. Duke theksuar se vetëm protesta duhet të jetë përqasja ndaj kësaj qeverie dhe mazhorance, Vokshi u shpreh:
“Në Lushnjë punësimet bëhen me zarfin 5 mijë euro. Mësuesëve iu shkelet dinjiteti dhe disa prej tyre janë shtërnguar të përfliten për histori të ulëta, nën presionin e drejtoresha të PS-së, të punësuara në zyrat e partisë. Testi kombëtar “Mësues për Shqipërinë”, është konkursi ” Lekë për Partinë”, zyrtaret e larte te Ministrise deklaruan se nuk do te punesohen te gjithe fituesit e konkursit. Eshte e patolerushme qe intelektualet te perqafojne kete skeme korrupsioni qe jo vetem shkaterron institucionet arsimore , por shkaterron te ardhmen e Shqiperise”.
Premtimet e Kryeministrit ne Lushnje, tha deputetja Vokshi ishin me 5 fishim të prodhimit vendas dhe mbështetje për fermerët. Pushimet masive nga puna, sigurisht qe do të kenë konkurse te reja me pagesen 5 mije euro. Me korrupsionin në Europë, kjo është motoja e Kryeministrit.
Deputeti i qarkut të Fierit Kozma Dashi tha se problemet që po rëndojn jetën e shqiptarëve jane ulur këmbëkryq në çdo vatër.
Deputeti i Fierit tha se Lushnja dëshmon krizën dhe dështimin e qeverisë vecanërisht në bujqësi ku subvecionimet për fermerët dolën skema mashtrimi dhe favoret bëhen vetëm për grupet klienteliste.
Deputeti Bedri Mihja u përqëndrua tek dështimi i mjeksisë falas reformë e cila nuk mund të realizohet kurrë në një fushë që nuk sjell të ardhura por vetëm kosto. Sipas deputetit Mihja falas duhet të ishte bujqësia me heqjet e kostove të lesticideve karburante dhe veglave, nisma që do sillnin rritje të prodhimit dhe të ardhura për fermerët.
Drejtuesi i departamentit te sigurise dhe rendit Bashkim Shehu tha se dhe në Lushnje po kryhet terror policor ndaj popullsisë ne emër të vendosjes së ligjit dhe pagesës së faturave afrofe të energjisë. Ai ftoi qytetarët të dëshmojnë dhe të depozitojnë cënimin e të drejtave të njeriut.
Gjatë audiencës interaktive me deputetët demokratë dhjetra mësues mjekë e infermierë dëshmuan se janë dëbuar nga puna për motive politike ose dhe për hapje vende pune për militantë. Largimet e këtyre ekspertëve me mbi 20 vite eksperience pune ka ndodhur nga drejtues pa arsim përkatës dhe të komanduar nga selitë e PS dhe LSI.
Tronditëse ishte dëshmia e ish drejtoreshës së arsimit e cila tha se brenda një dite janë pushuar 65 drejtora që kishin emër në historinë e shkollës së qytetit. Pjesëmarrësit kërkuan nga deputetët demokratë të kërkojnë publikisht anulimin e emërimeve militante dhe me urdhëra partiake, pa konkurse dhe merita profesionale të drejtorëve të rinj dhe mësuesve nga radhët e fanatikëve PS LSI.
Deputeti Luciano Boci njëherësh shefi i departamentit të Arsimit tha se ministrja Nikolla duke cënuar rëndë ligjet me udhëzime dhe urdhëra partiakë po i bën sport arsimit dhe mësuesve fisnikë të këtij vendi. Me konkurseve fiktive pa asnjë kriter shkencor dhe profesional por vetëm filtrime partiake, Rama dhe Nikolla i detyruan mësuesit të hyjne në testime si akte denigruese për arsimtarët që janë të certifikuar dhe të arsimuar me grada.
Nevila Xhindi drejtuesja e sekretariatit të Shoqërisë civile në PD tha se duhet nxitur reagimi qytetar dhe ai i vetë nxënësve si rezistencë ndaj emërimit të të paaftëve dhe miltantëve si drejtorë gjimnazesh dhe shkollash nëntëvjecare.
Doktrina e majtë e kesaj qeverie për politika sociale ka dështuar krejtësisht, tha znj Xhindi.
Më tej të pranishmit ngritën shqetësimet e shumta në sistemin e shëndetësisë ku mungon cilësia e shërbimeve dhe nuk ka asnje ulje në cmimin e ilaceve.
Eksperti Gazmend Koduzi tha se sistemi i shëndetësisë ka dështuar ku depistimi falas është rërësisht manipulim korrupsioni. Ai tha se ka fryme terrori në mjekësi dhe mjekët nuk ndihen aspak të motivuar në misionin e tyre.
Ndër të tjera në takim u ngritën dhe cështjet e mosrritjes së pensioneve, pagave dhe mohimit të shpërblimit të fundvitit.