Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu, denoncon mashtrimin publik me paketat e mjekimit tek privati, që qeveria tenton ta shesë si risi. Praktikat kanë ekzistuar por ato nuk janë zgjidhje. Janë të kufizuara dhe detyrimisht do të shoqërohen me kosto për pacientin.
Qeveria e majtë këto ditë po tenton të shesë si një “risi”, pak paketa mjekimi në disa institucione private.
Kjo nuk është nje “risi”, por mashtrim ndaj publikut. Të tilla paketa ka vite që aplikohen si për dializen, duke zgjidhur një problem të madh, për trapiantet renale, implantin koklear, etj. Eshtë një proces tashmë i filluar prej vitesh në bashkëpunim me privatin dhe i financuar nga Fondi i Sigurimeve, dhe jo një “risi”.
Më në fund socialistët po e pranojnë rolin partner të privatit në sistemin tonë shëndetësor, mbasi e anatemoi atë!
Ky është sot një proces gjysmak e konfuz:
Nuk respektohet e drejta e pacientit për të zgjedhur shërbimin mjekësor të konvencionuar që ai dëshiron.Kështu procedura është ekstremalisht e centralizuar.
Janë përfshirë shume pak patologji.
Për cdo patologji, përfiton një numër shumë i vogël të sëmurësh.
Privati ka shumë më tepër kapacitete. Eshtë një fishekzjare.
Nuk arrijnë të bëjnë privatin pjesë integrale të sistemit shëndetësor.
Vlerat e pagesave për shërbimin e ofruar janë shumë të përgjithshme.
Paketa paguese është e cunguar. Nuk llogariten ekzaminimet e ditë qëndrimi para operacionit.
Nuk llogaritet ditë-qëndrimi mbas operacionit. Llogariten vetëm dy ditë terapi intensive krejt të pa mjaftueshme.
Nuk llogariten e nuk pranohen të shtohen shpenzimet për komplikacionet e mundshme mbas operacionit.
Për këto procedura shoqëruese të domosdoshme, duhet t’i paguaje pacienti institucionet private.
Politikanët e majtë duke mos pasur guxim të pranojne publikisht spekullimin me gënjeshtrën e “shëndetësisë falas”, në këtë vendim ndalojnë bashkëpagesën legale logjike.
Stimulojne kështu “bashkëpagesën” e paligjshme. Finacimet për realizimin e këtyre paketave vijnë nga kontributet direkte të qytetareve, ose nga taksimi i pergjithshëm.
Asgjë nuk ka falas, aq më shumë shëndetësia. Qeveritarët e majtë ta pranojne këtë e të orientohen drejt politikave zhvilluese për financimin e sistemit shëndetësor.
Këto tentativa nuk zgjidhin problemet e mëdha të sistemit.
Të ecësh kështu do të thotë të ecësh me “hapat e breshkës”
Vendi ka nevoje për ritme të tjera zhvillimi.