Zëdhënësja Nebijaj denoncon deformimin e përmbajtjes së bisedës së Ramës me Kryetarin e PPE, cka e detyroi z.Weber të përgenjështrojë deklaratat e qeverisë. Gënjeshtra mjerane, kauza e opozitës është e drejtë dhe ka mbështetjen e Europës
Abuzimi dhe mashtrimi publik si tipar i Edi Ramës, u shfaq edhe me përpjekjen e tij për të deformuar deklaratat e kryetarit të PPE, zotit Weber.
Një akt skandaloz e i paprecedentë, kur një kryeministër përmes zëdhënësit të tij tashmë të cerfifikuar si shpifës, shtrembëron, manipulon një bisedë, duke u rrekur të ndërtojë një realitet që nuk ekziston.
Kjo e ka detyruar z.Weber të përgenjështrojë publikisht deklarimet e rreme të zëdhënësit të Ramës.
Manipulimet e Ramës në funksion të propagandës së tij, janë tregues i politikës aspak serioze dhe i amatorizmit në ndërtimin e raporteve me partnerët tanë të rëndësishëm europianë.
Edi Rama po bën gjithcka, deri tek deformimi dashakeq i përmbajtjes së bisedave me zyrtarët e lartë europianë, për të bërë të duket ndryshe, atë që nuk mund të duket ndryshe.
Inkrimimimi i politikës dhe parlamentit është i papranueshëm për Europën.
Dhunimi i fjalës së lirë të opozitës në parlament nga deputetët e inkriminuar është i papranueshëm për Europën.
Moslejimi i opozitës për të ushtruar të drejtat e saj kushtetuese, është i papranueshëm për Europën.
Shkelja e Kushtetutës dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave janë të papranueshme për Europën.
Këto janë të vërtetat e mëdha, që e bëjnë kauzën e opozitës të drejtë, dhe e bëjnë mjerane përpjekjen e Edi Ramës me manipulime deklaratash përmes papagallit të tij Balla.