Në sytë e mbarë opinionit publik është e qartë pamja e agresionit fizik, plot urrejtje dhe egërsi e deputetit të Edi Ramës kundër deputetit Strazimiri për shkak të detyrës. Partia Demokratike dënon mashtrimin e paturpshëm të Ndreut dhe përpjekjen e tij për ti bërë presion drejtësisë.
Deputeti Pjerin Ndreu tentoi t’i bënte presion drejtësisë në derën e Gjykatës së Lartë, me një gënjeshtër publike.
Ndreu, i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria, por është i pandehur edhe në sytë e mbarë qytetarëve të vendit, për goditje për shkak të detyrës, tha dje se vetëm e ka prekur deputetin Strazimiri.
Kemi këtu pamjet filmike të aktit banditesk që ndodhi më 10 korrik 2014, pamje që i ka çdo redaksi, dhe që i kanë pare të gjithë shqiptarët.
Në këto pamje duket qartë jo vetëm sulmi fizik, por bie në sy egërsia dhe urrejtja e manifestuar ndaj deputetit Strazimiri.
Vetëm një i pandehur që kërkon t’i shpëtojë drejtësisë , mund të thotë se kjo ishte një prekje.
Kjo është një dhunë e pështirë, që burimin e ka tek nxitja e Kryeministrit, tek urrejtja dhe frika e Edi Ramës për fjalën e lirë, për kundërshtimin dhe denoncimin e kriminalizimit të politikës dhe administrates publike.
Para këtyre pamjeve, cdokush, cdo njeri normal do të kishte gjetur rastin për të reflektuar.
Deputeti i Edi Ramës, dorasi i tij në fakt, bën të kundërtën. Sulmon sërish opozitën, gënjen publikisht dhe paturpësisht dhe kërkon t’i bëjë presion Gjykatës.
Partia Demokratike i kërkon drejtësisë të cojë deri në fund cështjen e të mos ndikohet nga shantazhe si ato të pandehurit Ndreu.
Ne jemi të vendosur dhe do ta cojmë përpara dekriminalizimin, pavarësisht pengesave që po nxjerr cdo ditë Edi Rama.