Partia Demokratike kërkon heqjen e taksës së qarkullimit, dhe uljen e TVSH për energjinë me masën 14 për qind. Dhe nisjen e punës për një paketë masash për nxjerrjen e vendit nga kriza. Ndryshe protestat do të përshkallëzohen, deri në largimin e qeverisë.
Partia Demokratike falenderon qytetarët shqiptarë që iu përgjigjën dje masivisht thirrjes së opozitës në të gjithë Shqipërinë, duke fikur për 5 minuta makinat në gjithë rrugët e vendit si shenjë refuzimi ndaj cmimit të karburantit më lartë në rajon e Europë.
Qytetarët, folën qartë dje kundër rritjes së takës së qarkullimit me 24 lekë të reja për litër, që prej ardhjes në pushtet të qeverisë-Rama.
Eshtë faktuar përtej cdo propagande e mashtrimi se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon si rezultat i taksave të larta që aplikohen nga qeveria ndaj karburanteve.
Përllogaritja e këtyre taksave tregon se qytetarët dhe bizneset paguajnë për cdo litër karburant, 1008 lekë taksën-rama. Kjo e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku paguhet më shtrenjtë karburtanti, edhe pse me të ardhurat më të ulëta në Europë, teksa në rajon nafta dhe benzina blihet nga 120 dollarë fuqia 8 muaj më parë, në 48 dollarë sot.
Abuzimi i qeverisë rama-meta me qytetarët, vecanërisht me ata në nevojë, vazhdon me rritjen nga 7.7 lekë në 9.5 lekë të cmimit të energjisë. Që do të thotë efektivisht një rritje prej 25 përqind për shumicën e qytetarëve ndërkohë që të ardhurat e tyre janë më pak se sa vitin e shkuar.
Protesta e djeshme ishte refuzim ndaj rritjes së cmimeve e ritjes së taksave që ka sjellë mbylljen e vendeve të punës, rënien e konsumit, rritjen e papunësisë dhe varfërisë dhe futjen e vendit në spiralen e krizës ekonomike.
Për këtë arsye, Partia Demokratike paraqet sot në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Ligjit për Taksat Kombëtare dhe ndryshimin e Ligjit për TVSH duke propozuar; Heqjen e rritjes së Taksës së Qarkullimit dhe rikthimin në nivelin e mëparshëm; dhe dy, uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike sipas vetë premtimit elektoral të Edi Ramës.
Kërkojmë shqyrtimin me shpejtësi të këtyre amendamenteve ditën e enjte në seancë dhe votimin e tyre me konsensus.
Qeveria duhet të refklektojë sa nuk është vonë.
Ulja e dy taksave të sipërpërmendura është vetëm hapi i parë në sprapsjen e politikës së futjes së duarve të qeverisë në xhepat e qytetarëve dhe sipërmarrjes që ka sjellë edhe asfiksimin e ekonomisë kombëtare dhe individuale, sic e thekson sot edhe raporti prestigjioz i Heritage foundation.
I bëjmë thirrje qeverisë dhe shumicës parlamentare të shqyrtojnë pa vonesë dhe të aprovojnë propozimet tona.
I ftojmë të nisin nga puna për një pakete masash për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza ku e ka futur vendin rritja e taksave, paligjshmëria dhe arroganca e qeverisë rama-meta.
Në të kundërt, Partia Demokratike do të përshkallëzojë protestat masive popullore kundër taksave e cmimeve të larta, kundër varfërisë, papunësisë dhe krizës ekonomike, kundër padrejtësisë dhe paligjshmërisë së qeverisë, deri në largimin e saj.