Pothuajse çdo ditë raportohen akte dëshpërimi të qytetarëve përballë kësaj sjellje anti-humane të qeverisë dhe OSHEE, që nuk kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë. Ata nuk po u lënë qytetarëve asnjë zgjidhje tjetër përpos errësirës e burgut. Dhe për fat të keq, e gjitha kjo po merr dhe jetë njerëzish. 56 vjecari u vetëflijua, duke lënë një akuzë të fortë e të drejtpërdrejtë për Edi Ramën dhe OSHEE-në e keqbërësve të tij.

Një kryefamiljar 56 vjeçar në Vlorë, Llazi Nasi, baba i tre vajzave, i ka dhënë fund jetës, pasi OSHEE e njerëzit e saj e kishin futur në një rrugë pa dalje, duke e mbifaturuar me shuma të papërballueshme për të.

Familjarët e viktimës dëshmojnë se ai ishte ankuar disa herë për faturën e padrejtë, 10  herë më të lartë se sa shënonte matësi.

Vëllai i tij duke folur në media, thotë se zyrtarët e OSHEE veç kësaj po i nxirrnin dhe pengesa të tjera me dokumentacionin.

Kryefamiljari po depersonalizohej çdo herë e më shumë, pasi nuk po gjente zgjidhje në zyrat e OSHEE, ku punonjësit i tregonin derën pa e trajtuar asnjëherë shqetësimin e tij.

Fatura e padrejtë e sjellja arrogante e cnjerëzore e OSHEE, ia doli ta kalonte këtë prind në depresion.

Dje, përpara se të kryente aktin ekstrem të vetëflijimit, 56 vjecari kishte shkuar edhe një herë, për herë të fundit në zyrat e OSHEE, por sërish nuk mori zgjidhje.

Partia Demokratike akuzon OSHEE-në dhe qeverinë për plagën e madhe sociale që po krijojnë.

Vetëvrasja që shkaktuan dje nuk është e para.

Kjo politikë i mori jetën edhe të ndjerit Qamil Zela në Lushnje.

Pothuajse cdo ditë raportohen akte dëshpërimi të qytetarëve përballë kësaj sjellje anti-humane të qeverisë dhe OSHEE, që nuk kanë sy të shohin e vesh të dëgjojnë.

Ata nuk po u lënë qytetarëve asnjë zgjidhje tjetër përpos errësirës e burgut. Dhe për fat të keq, e gjitha kjo po merr dhe jetë njerëzish.

56 vjecari u vetëflijua, duke lënë një akuzë të fortë e të drejtpërdrejtë për Edi Ramën dhe OSHEE-në e keqbërësve të tij.


Deklaratë e Valbona Mezinit, 21 Shkurt 2015