Rreh barbarisht të rinjtë në mes të qytetit, shoqëron me dhunë në komisariat, banorët që protestojnë për errësirën, por nga ana tjetër Policia ende nuk ka ndaluar asnjë prej grabitësve të 10 ditëve të fundit, të bankës, të biznesit në autostradë, të grabitjes në Vlorë, të grabitjes në Shkodër, të grabitjes në Kamëz, të grabitjes në Korçë.
Ka dalë qartë në sytë e mbarë opinionit publik se kush janë prioritetet kryesore të policisë së shtetit.
Nga njëra anë është dhuna primitive ndaj qytetarëve të pamundur, në rrugë dhe në komisariat, dhe nga ana tjetër është përfshirja e saj në trafik droge.
Rastet e rrahjes brutale në Kavajë dhe në Korcë, të zbuluara falë dëshmitarëve në këto skena, në mes të ditës, nuk janë episodike, por janë dëshmi e raportit që ka krijuar Policia e Shtetit me qytetarët, janë dëshmi e sjelljes së saj të dhunshme e të paligjshme që shkel me këmbë qytetarët.
Policia poshtëron një të ri, duke e rrahur në mes të qytetit të Korcës, vetëm se ka gërvishur makinën e nëndrejtorit të policisë, nga ana tjetër maskat po godasin cdo ditë, duke e kthyer grabitjen me armë në një ritual.
Familjarët tregojnë se i afërmi i tyre është goditur nga policia edhe në spital ku ishte për mjekim.
Policia dhunon barbarisht një të ri në Kavajë duke e goditur me shkelm në fytyrë teksa mbahet i lidhur, ndërkohë që oficerë të forcave operacionale, dhe shefat e tij, janë të përfshirë në trafik kokaine dhe heroine.
Kjo është e kundërta e Policisë që i duhet vendit.
Sot janë shoqëruar me dhunë në komisariat, banorë të Kamzës që protestojnë se po jetojnë në errësirë prej muajsh, për shkak të represionit të qeverisë, nga ana tjetër Policia ende nuk ka ndaluar asnjë prej grabitësve të 10 ditëve të fundit, të bankës, të biznesit në autostradë, të grabitjes në Vlorë, të grabitjes në Shkodër, të grabitjes në Kamëz, të grabitjes në Korcë.
Luftë me qytetarët, paqe me kriminelët.
Peshku është qelbur nga koka dhe nga koka duhet të nisë largimi i së keqes.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Shkurt 2015