Agim Rrapaj i dënuar për shpërdorim detyre, për abuzim me fondet e grantit japonez me projektin 2KR, i dënuar për falsikimin dokumentash, i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge, i përmendur në bllokun Meta-Prifti për aferën 700 mijë euro, rikthehet me Edi Ramën në krye të Këshillit të Agrobiznesit.

Shumë shpejt kur Edi Rama të shfaqet në piknik nëpër fusha me bujq e blegtorë, me shumë mundësi do ta shihni të shoqëruar nga një personazh i njohur i medias dhe publikut.

Agim Rrapaj, ka rilindur, dhe është rikthyer në krye të Këshillit të Agrobiznesit.

I hetuar nga prokuroria dhe i dënuar nga drejtësia për abuzime me grantin japonez prej 12 milionë dollarësh me projektin e famshëm 2KR, me Edi Ramën, duket se Rrapaj është rehabilituar dhe është vënë sërish në krye të KASH, një organizatë që menaxhon shumë fonde për bujqësinë dhe agrobiznesin.

Kemi këtu vendimin e gjykatës që ka dënuar Rrapajn për shpërdorim detyre.

Rrapaj është dënuar gjithashtu edhe për falsifikim dokumentash. Ja vendimi i gjykatës.

Agim Rrapaj ka pasur probleme edhe me drejtësinë italiane. Kemi këtu letrën e Interpolit ku Rrapaj shpallet në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Po ashtu, Agim Rrapaj u shfaq edhe në bllokun e famshëm Meta-Prifti me aferën 700 mijë euroshe.

Ja pra sa e pasur është e kaluara kriminale, me shkelje dhe abuzime e këtij personi.

Por asgjë nuk e ndalon rikthimin e tij me Edi Ramën, në krye të projekteve për bujqësinë dhe agrobiznesin.

Zyrtarë të lartë të qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë janë përfshirë në një fushatë të ethshme lobimi dhe presioni që organizatat e Këshillit të Agrobiznesit të risjellin në krye kumbarin. Dhe Rrapaj po kthehet në drejtimin e KASH.

Kjo është në të vërtetë rilindje.


Deklarata per mediat e zedheneses Orjela nebijaj, 14 Shkurt 2015