Të gjithëve na kujtohet përpara zgjedhjeve, se si ishin bërë minierat, pelegrinazhi politik i Edi Ramës.

Ai përbetohej dita ditës se do ta ndryshonte statusin e minatorit, dhe do të krijonte siguri për jetën e tyre.

Asgjë nuk ka bërë. Gjëndja është përkeqësuar, dhe numri i viktimave është më i madhi në 24 vitet e fundit.

Vdekja e minatorit në Munellë ishte e paralajmëruar dhe kjo është një akuzë para të cilës ndodhet qeveria, dhe asnjë lloj propagande apo sulm ndaj opozitës nuk e shpëton prej përgjegjësisë.

E themi sot me plot bindjen, se, nëse qeveria do të bënte detyrën që i takon, kryefamiljari i ndjerë nuk do të kishte humbur jetën.

Kolegët e tij, bëjnë të ditur se miniera është jashtë cdo kushti minimal të sigurimit teknik.

Kjo është një përgjegjësi e pastër dhe e drejtpërdrejtë e qeverisë.

Kolegët minatorë të të ndjerit, thonë se inspektorët e ministrisë nuk kanë kryer detyrën që u takon dhe dyshimet e tyre të bazuara janë për neglizhencë me dashje në këmbim të rryshfetit.

Emerimet politike në Repartin e Inspektim Shpetim Minierave, heqja nga puna e specialisteve, ka sjellë renien drastike të profesionalizmit. Dhe kur kjo tragjedi ka ndodhur në mineren e cila mbahet si një ndër më të sigurtat teknikisht, imagjinoni se cfarë mund të ndodhe në minierat e tjera.

Dhe në fakt, numri i aksidenteve me vdekje në galeritë e minierave tona, në 15 muajt e fundit është absolutisht shumë herë më i lartë se cdo vit tjeter, përfshi edhe fillimin e viteve 90.

Kjo është përgjegjësi e pastër dhe e drejtpërdrejtë e qeverisë.

Minatorët thonë se kjo është një tragjedi që do të përsëritet, nëse ministria nuk do të ndërhyjë, për të bërë punën që i takon.

Të gjithëve na kujtohet përpara zgjedhjeve, se si ishin bërë minierat, pelegrinazhi politik i Edi Ramës.

Ai përbetohej dita ditës se do ta ndryshonte statusin e minatorit, dhe do të krijonte siguri për jetën e tyre.

Asgjë nuk ka bërë. Gjëndja është përkeqësuar, dhe numri i viktimave është më i madhi në 24 vitet e fundit.

Dhe sot, jo vetëm nuk mban përgjegjësi, por nuk gjen kohë as të shprehë ngushëllime, as të solidarizohet.

Mashtrim dhe më tej përbuzje. Kjo është politika e Edi Ramës me minierat dhe me minatorët.

I bëjmë thirrje prokurorisë të hetoje me shpejtësi e seriozitet këtë rast. I gjithë dokumentacioni i Repartit te Inspektim SHpetim Minierave, për rastin e Munellës, duhet bërë transparent.

Përgjegjësit e kësaj tragjedie duhet të përgjigjen para ligjit.


Deklarate per mediat e deputetit Gjergji Papa, 17 Shkurt 2015