Zoti drejtues i seancës,
Zonja e zoterinj, kolege,
Nje jave me pare kryetari ne ikje i kuvendit e mbylli seancen parlamentare per 12 min nga frika per tu perballur me opoziten dhe qytetaret qe ishin mbledhur ne Tirane me shume se kurre me pare.
Sot kryetari ne ikje i eshte fshehur serish qytetareve, i pashprese per tu perballur me mijera qytetaret qe jane mbledhur jashte parlamentit.
Dje kreu i komisionit te ceshtjeve te BE ne Bundestagun Gjerman tha qarte se kryetari i Kuvendit ne Shqiperi duhet te marre pergjegjesine politike dhe te jape doreheqjen. Duhet ta jape edhe ne sikur te ishte kryetar i parlamentit ne nje vend me demokraci te zhvilluar e culture politike perendimore si gjermania, e jo me ne nje vend me demokraci te brishte si Shqiperia. Qenia e tij ne hetime si numri 2 i shtetit do te paragjykonte hetimin edhe ne shtete me institucione drejtesie te konsoliduara dhe jo me ne shtete si ky i yni ku KM nuk ia beson hetimin prokurorise por kryetarit te PS per Tiranen dhe e theret Prokurorin e Pergjithshem ne zyre per ti komunikuar rezultatet e hetimit te bere ka kryetari i PS per Tiranen dhe kryetari i PS per Shqiperine.
Nje jave me pare qindra, mijera burra, gra te rinj e te reja u ngriten kunder krimit, varferise, dhunes shteterore dhe oligarkise qe arriti ne kulmin e vet ne akuza per larje hesapesh politike, duke kerkuar largimin nga detyra e kryetarit te parlamentit nje ore e me pare, si kusht per nje hetim te besueshem dhe paqe sociale.
Shume prej tyre kane ardhur serish sot para parlamentit sepse nuk mund te jetojne me dhunen e pafund shteterore, me varferine pa fund, me friken e sigurise per femijet ne shkolle, me friken se krimi mund ti rrembeje, te djege shkateroje djersen, gjakun, mundin me te cilen kane ngritur ate pak ekonomi. Nuk mund te mbajne mbi shpine peshen e rende te krimit qe ka arritur deri ne maje te piramides shteterore.
Mijera burra gra te rinje e te reja, kane ardhur sot ketu per ti kerkuar doreheqjen kryetarit te kuvendit qe bashke me kryeministrin dhe ministrin e brendeshem janë përfshirë në nje skemë kriminale të vrasjes se deputeteve, manipulimit të hetimit dhe mbulimit të ngjarjes, kapjes së dëshmitarëve, e presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorisë, për të penguar drejtësinë, për të fshehur të vërtetën.
Opozita dhe qytetaret kerkojne largimin e kryetarit te kuvendit per te lene lene te lire prokurorine te hetoje. Te largoje nje kryetar kuvendi qe akuzohet drejperdrejt per porositjen e vrasjes se dy deputeteve, njerin mikun e ngushte te kryeministrit deri dje, tjetrin deputet te PD.
Nje kryetar kuvendi qe para 3 muajsh thiri ne zyren e tij vellain e deputetit te PD per ti atribuar porositjen e vrasjes nga vetja tek PD. Duke nxitur hapur kryerjen e krimeve te tjera.
Fakte keto te pakontestuara nga askush deri me sot dhe qe perbejne krimin me te rende te parashikuar ne Kodin Penal dhe ndershkimin me te ashper.
Nje minister qe prêt vrases dhe trafikante ne rezidenca qeveritare dhe zyrat e qeverise dhe e le te lire. Nje kryeminister qe fsheh krimin nga mengjesi ne darke nga frika se opozita do e perfshije ne te.
Si kurre me pare ne keto 23 vjet aulen e parlamentin kane shperthyer akuza te renda. Vrasje, tritol, porositje, miliona per vrasje, afera. Akuzat vijne drejteperdrejt nga deputeti i cili eshte object i ketij plani per eleminimin fizik. Ai nuk ndodhet ne rradhet e opozites, as ka qene kurre ne rradhet e saj. Ka qene per 10 vjet nje nga deputetet me te anatemuar nga PD. Ashtu sic ka qene ne keto 10 vjet, miku kryesor i Edi Rames.
Tritoli erdhi nga lagjet dhe rrethet periferike, ketu ne aulen e Parlamentit, me nje skenar ogurzi per jeten e 2 deputeteve. Me vrases, deshmimtare, atentatore, pagatore qe shkojne deri tek kreu i Kuvendit.
Po si erdhem ketu? Si e katandisem kete vend dhe kete salle ne vendin e krimit?
Pse prej me shume se 1 viti e gjysem, qytetaret shohin drejtore policie te lidhur me krimin, drejtore doganash, drejtore te kalimit te kufirit, drejtues te larte dhe zyrtare te denuar per trafik droge dhe qeniesh njerezore? Nga mbine te gjithe keta dhe perse brenda nje viti politika po shkon drejt kriminalizimit te shpejte te saj?
Po te dashur qytetare. Erdhem deri ketu sepse keta ketu mbrapa e kishin parashikuar ne zgjedhjet e fundit te benin marveshje me krimin, me njerezit e krimit, me mendimin se potenciali i krimit me njohje, force dhe para’ do ti sillte nje fitore politike. Kontrata ishte e qarte: ju me ndihmoni me potencialin tuaj ne zgjedhje, neser une ne qeveri ju ndihmoj juve.
Kjo kontrate me krimin, si nje instrument politik, eshte kontrata me e keqe dhe me vrastare per shtetin ligjor, vrastare per demokracine, vrastare per ekonomine qe vihet ne sherbim te tyre, per qytetaret, vendin per te ardhmen e tij.
Kontrata e poltikes me krimin ka lidhje dhe impact te drejteperdreje me jeten tuaj, e ekonomine tuaj, me sigurine tuaj dhe femijeve tuaj.
Nuk ka gje me themelore per te gjithe ju qytetare se jeta e femijeve, siguria e tyre. Gjithshka vjen pas saj.
Kontrata e politikes me krimin eshte vrastare per ekonomine. Se krimi kerkon para qe te mbijetoje, por ai nuk ka fabrike parash. Krimi kerkon gjakun, djersen mundin e atyre mijera njerezeve qe te mbijetoje duke vrare bankiere, duke grabitur banka, duke perdorur parate e politikes kur vjen ne pushtet, dhe politika parate e krimit kur nuk ka pushtet. Ndaj jane ngritur mijera vete sot te vijne ketu.
Ajo qe kane degjuar dhe kane pare qytetaret eshte tronditese. Tronditese vrasja e ngelur ne tentative per dy deputete e porositur sipas objektit te krimit nga kreu i Kuvendit. Vrases me pagese qe bejne rrefime ne zyren e ministrit te brendeshem por ministri hesht, vendos kodin e heshtjes, Vendos OMERTA, vendos kodin e mafias.
Qe qytetaret te jene te qete, duhet te shohin se shteti dhe shtetaret funksionojne me ligj. Por Kushtetuta jone percakton se PROKURORIA ESHTE i VETMI ORGAN QE KA EKSKLUZIVITETIN E HETIMIT PENAL, si nje pushtet i pavarur.
Por Rama thote se e hetoi vete dhe nuk ka nevoje ta hetojne prokuroria. E heton kryetari i PS per Tiranen dhe konkuluzionin e ben vete ai, kryetari i PS per gjithe Shqiperine. Kjo nuk nuk do te thote te sundoje Kushtetuta dhe Ligji. Kjo do te thote te sundoje banda dhe jo ligji, kupole e mafias dhe jo drejtesia.
Ligji, Neni 281 i Kodit te Procedures Penale parashikon qarte se:
1. Nëpunësit publikë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të funksioneve a të shërbimit të tyre, marrin dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht, DETYROHEN të bëjnë kallëzim me shkrim edhe kur nuk është individualizuar personi të cilit i atribuohet vepra penale.
2. Kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore.
Cfare bejne keta? Keta shtetin e kthejne ne shtet personal. Kryeministri nuk ia paraqet prokurorise por ia paraqet kryetar
it te PS per Tiranen. C”na duhet prokuroria? Nuk ka krim thone e hetojme vete. Jemi vete prokurore, vete gjykates. Madje marrim dhe vendimin, ia faturojme opozites, therasim familjaret e deputeteve te kercenuar dhe iu komunikojme vendimin. Nxisim nje krim tjeter duke e zhytur vendin edhe me tej ne kriminalitet. Ky nuk eshte shtet ligjor, por shteti i mafias.
Kush me thote cfare ndryshimi ka ndermjet Bamit dhe Gjokones, i cili shkonte nga nje komisariat tek tjetri dhe lutej per tu degjuar se ishte vrases me pagese, por policet dhe shefat e tyre nuk e degjonin. Derisa ishte media qe e mbrojti. Gjokona kishte te drejte. Po a reagoi kush? A shkarkua kush? A fut ne burg kush qe refuzoi te dokumentonte deshmine e Gjokones? Jo askush.
Pak muaj me vone i njejti skenar qe e refen njeri prej njerezve nen akuze. Ai eshte Ministri qe degjon nje vrases me pagese ti rrefet. Por nuk ben detyren ligjore, referimin tek prokuroria. Ia hedh fajin drejtorit te policise. Ai mbajti shenimet. Pastaj Omerta. Te fshehim krimin se mos e merr opozita. Ti mbyllim gojen Tomes. Ti japim dicka. Keshtu funksion mafia. Dhe kur negociatat e mafies deshtojne ta heqim Tomen se gjoja na shau Griselden.
A nuk na thate keshtu dhe per Konstandinin. Kur ne i kerkonim prokurorise per vrasjen e pare mos kerkonte 3 vjet burg, ju na thonit se Konstandini eshte djale i mire dhe po i binim ne qafe atij dhe kryeprokurores. Me dite me rradhe gazeta juaj na akuzonte neve, madje cuat edhe letra ne BE se po nderhynim tek prokuroria. Kur Konstandini qellonte ne mes te nates ne Gjirokaster me arme, serish na i fshehet se mos e merrte vesh opozita, kur Konstandin i Partise doli lordi i droges ne Lazarat, juve serish na i fshehet faktet madje na i sollet ketu dhe na tregonit para kamerave se ishte djale i shkelqyer dhe po jua benim me balte. Kur vrau 4 vete pastaj, ulet koken dhe bente cmundet per denime lehtesuese.
Kur Toma akuzonte kryetarin e kuvendit per vrasjen e tij, serish e fshehet se mos e merrte vesh opozita dhe fjetet me krimin, e thiret ne rezidencat qeveritare, e thiret ne zyrat qeveritare dhe heshtet per 6 muaj. Nuk u vra njeri thate. Po cfare te presim ne? Te vriten deputetet qe te kerkojme doreheqjen e kryetarit te Kuvendit?
Duhet qe te vriten sic u vrau Konstandini qe te thoni, po opozita ka te drejte?
Kur trafikantet ju ikin nga rinasi, Kakavija e policia nuk i ndalon ju jo vetem qe nuk merrni masa, por i fshini duke fjetur me krimin. Keto jane te vertetat sic eshte po aq e verteta eshte se e keqja nuk ka ndërmend të ndalet. Ajo po shtohet, e liga që vjen nga oligarkia në pushtet po shpërndahet kudo e po prek çdo familje, çdo vatër, çdokënd në Shqipëri. Krimi, tritoli, bandat, nuk kane fabrike parash. Parate dhe ushqimi i tyre, vjen nga parate e qytetareve qe varferohen cdo dite, ndersa bandat i vejne tritol njera tjetres.
Sot DASH ne raportin e tij vjetor e cilesoi Shqiperine si vend kryesor burimi te marijuanes dhe trampoline kryesore te heroines dhe kokaines.
Ndaj dhe ne si opozite, kemi thirur popullin sot sepse nuk mund ti themi se qytetareve se krimi, tirania, oligarkia, vraferia, papaunesia jane ato qe keta qytetareve meritojne.
Ndaj po mblidhen sot nga cdo ane e vendit, per ti thene gjithe Shqiperise dhe mbare botes: Populli nuk duhet dhe nuk do t’i lerë këta arrogante, të pamëshirshëm e mizorë, nuk do ta lere parlamentin, peng te krimit, bandave, tritolit dhe droges.
Fjalen sot e ka populli, dhe fjala e tij duhet te degjohet, dhe do te degjohet si kurre me pare.
Te jape doreheqjen Ilir Meta sic ia kerkojne qytetaret dhe deputetet e vendeve partnere qe hetimit te ceshtjes ti shkohet deri ne fund dhe paqja sociale te vije ne vend.
Ne dhe qytetaret, te gjithe bashke ne sheshe do jemi, kunder krimit, kunder bandave, kunder varferise, kunder papunesise, kunder krimit ne parlament.
Vetem doreheqja e Metes do te sjelle nje hetim te paanshem dhe te besueshem per akuzat me te renda ne parlament ne keto 25 vjet: vetem nje hetim i paanshem dhe i besueshem do te sjelle nje jete parlamentare normale dhe paqe sociale. Ky eshte qendrimi i opozites qe po i prin dhe do i prije qytetareve ne protesta deri ne largimin e Metes dhe krimit nga parlamenti dhe administrata. Qytetaret nuk e mbajne dot mbi shpatulla barren e rende te krimit.
Ju faleminderit.