Si kryetar i Kuvendit, si numri 2 i shtetit, i akuzuari numër 1 në vend, hyn e del si të dojë nëpër zyra. Sa kohë që ai është veshur me pushtetin e kryekuvendarit, Ilir Meta përbën pengesë serioze për një hetim objektiv e të painfluencuar. Që ky hetim të jetë i plotë dhe i besueshëm ka vetëm një rrugëdalje. Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen nga posti që mban e ti hapë rrugën drejtësisë.
Ilir Meta prej 4 ditësh publikisht i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, i thelloi dyshimet ndaj tij sot kur menjëherë pasi u pyet në Prokurori, e mbajti frymën në zyrën e Ministrit të Brendshëm, para se Tahiri të nisej vetë në Prokurori për tu pyetur.
I akuzuari për organizimin e dy vrasjeve, i doli përpara të akuzuarit tjetër, Tahirit, si fshehës i ngjarjes, pak përpara se ky i fundit të shkonte për të dëshmuar.
Ilir Meta dhe Saimir Tahiri janë personazhet kyç në këtë histori, njëri i akuzuar si porositës i vrasjeve, e tjetri si negociator mes palëve dhe vrasësit të dyshuar, dhe sigurisht kanë nevojë të konsultohen për skenarin e tyre.
Ata kanë bashkëpunuar ngushtë deri më tani në të gjitha përpjekjet e bëra për manipulim e rrjedhje informacioni në media, me qëllim krijimin e alibisë dhe çorientimin e opinionit publik, që të mos merret vesh e vërteta.
Pse menjëhere pas marrjes në pyetje në Prokurori, Ilir Meta e mbajti vrapin në zyrën e Ministrit të Brendshëm?
Cili është plani i tyre, çfarë alibie po gatuajnë në errësirë kumbarët në pushtet?
Si kryetar i Kuvendit, si numri 2 i shtetit, i akuzuari numër 1 në vend, hyn e del si të dojë nëpër zyra. Sa kohë që ai është veshur me pushtetin e kryekuvendarit, Ilir Meta përbën pengesë serioze për një hetim objektiv e të painfluencuar.
Që ky hetim të jetë i plotë dhe i besueshëm ka vetëm një rrugëdalje. Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen nga posti që mban e ti hapë rrugën drejtësisë.
Asnjë intrigë dhe skemë mafioze nuk e ndihmon dot Ilir Metën, i cili sot nuk pranohet nga asnjë qytetar i vendit si Kryetar Kuvendi.
Mbarë populli e sheh atë nën akuzën më të rëndë të bërë ndonjëherë në 25 vite politike. Asnjë alibi, manipulim e skenar mafioz, nuk do ta shpëtojnë dot nga përballja me të vërtetën.
Deklaratë për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, 6 Mars 2015