-Eksodi është pasqyra tronditese e varfërisë të ulur  këmbëkryq:

-Eksodi është zhgënjim i thellë dhe i pakthyeshëm i qytetarëve me qeverinë e premtimeve të mëdha,   fjalëve të mëdha dhe rezultateve zero e nën zero.   Eksodi është vdekja e shpresës se gjerat mund të ndryshojnë për mirë me ketë qeveri

– Thirrja jonë, thirrja e opozitës drejtuar qytetarëve  të tunduar nga ideja e eksodit si dhe mbarë qyettarëve të tjerë të vendit  është  ta kërkojmë, ta gjejmë dhe ta  vendosim  zgjidhjen  e problemeve  tona këtu,  me mjetet e fuqishme  që disponin demokracia, me fuqinë e  votës së lirë, me magjinë e zgjedhjeve të lira.

-Në thelb, qeveria Rama-Meta, ka hedhur në votim në këto zgjedhje, me  paturpësinë më të madhe,  zhdukjen e pushtetit vendor si një arritje e njezet e pesë viteve të demokracisë.

-Është detyra jonë të lançojmë dhe të punojmë natë  e ditë për të krijuar permes një fitoreje në shkallë të gjerë në zgjedhjet e 21 qershorit një pol fuqie  të qytetarëve nga pushteti bazë, që është ai vendor, me qëllim që të diktojmë autonominë që duan qytetarët dhe të frenojmë përgjithnjë absolutizmin e qeverisë.

-Oferta jonë është demokracia pjesmarrëse, qeverisja me qytetarët,   me komunitetet dhe per komunitetet perbërese të bashkive të zgjeruara.  Atë që injoron harta, diversitetin e komuniteteve, do ta vënë  në jetë me qeverisjen tonë vendore.

Të nderuar deputetë

Drama e re e kohës sonë është rikthimi i një plage të vjetër:  eksodi i familjeve, lagjeve dhe fshatrave të tëra në gjithë vendin, për një jetë më të mirë është një plagë që mendonim se e kishim lënë pas në trajktoren e vështirë, por në tërësi të sukseshme të demokracisë sonë.

Nje rikthim i frikshëm por me një ndryshim të madh. Pas viteve nëntëdhjetë  vendi ynë  ka regjistruar eksode nga më të padëgjuarat e më të rrallët në histori, si ai i hyrjes së mbi 5 mijë shqiptarëve  në ambasadat  e huaja në Tiranë në  korrik të vitit 1990 apo  ai i largimit të mbi 25mijë të tjerëve me anijet e flotës tregtare në mars të vitit 1991 për të vijuar me  eksode me të vogla, me emigrime legale apo  klandestine për disa vite  të  tjera me radhë.

Por vendi nisi të ecë perpara duke forcuar stabilitetin e brendshëm ekonomik, me rritje progresive të të ardhurave për frymë, me instalimin e politikave të zhvillimit të shpejtë, me pranimin e vendit në NATO derisa më në vitin 2010 hapëm periudhën e re  të  Lëvizjes së Lirë të shqiptarëve në Europë, si një arritje e merituar dhe si njohje ndërkombëtare e kapaciteteve tona kombëtare për të garantuar normalitet, mirëqënie, siguri dhe dinjitet për  gjithë shqiptarët.

Nga eksodet biblike te Lëvizja e Lirë, kjo është trajektorja e dy dekadave të para të post-komunizmit shqiptar në këtë rrafsh.

Për fat të keq, fundi i vitit 2014 dhe fillimi i vitit 2015 është një përmbysje e kësaj historie suksesi,  një kthim brutal prapa  në ditët më të këqija të eksodeve të fillimit, por më rëndë akoma, më tronditshëm akoma.

Sepse në vitin 1991 njerëzit që largoheshin për një jetë me të mirë apo për të parë botë me sy pas një izolimi shumë të gjatë nuk e kishin konsumuar akoma produktin e demokracisë.  Kurse njerëzit që po largohen tani e kanë  jetuar demokracinë, e kanë prekur kush me shumë e kush e më pak  produktin e saj,   por e kanë humbur dhe po e humbin në qeverisjen e papërgjegjshme, të dështuar dhe të pashpirt që kanë instaluar  në vend Edi Rama dhe Ilir Meta.

16 mijë është numri i kërkesave për azil të shqiptarëve pranë vendeve të BE-së gjatë vitit 2014. 16 mijë të tjerë janë regjistruar vetëm në tremujorin e parë të këtij viti.

Përballë eksodit të ri të familjeve të tëra, me burra, gra, fëmijë dhe foshnje që lënë pas drynin dhe ferrën në dyert e shtëpive si në një shpërngulje paramesjetare, ka një dhe vetem nje përgjegjës.

Ajo eshte qeveria shqiptare Rama-Meta. Nuk ka dështuar demokracia, por qeveria Rama-Meta. Demokracia nuk mund të dështojë, demokracia është provuar si sistemi më vital në Europë, është provuar si sistemi i ndryshimeve pozitive të paimagjinueshme në Shqipëri, nuk mund të mos provohet dhe do të provohet  edhe në  të ardhmen si i tillë.

Por kur qeveria marroset në kuptimin e dretpërdrejtë të fjalës, kur qeveria sundon në shkelje flagrante të vlerave dhe ligjeve të demokracisë, kur qeveria sundon kundër demokracisë, kur qeveria i sulet me gurët e kaçakut dhe me trastën e kusarit pemës bujare por shumë të ndjeshme të demokracisë, siç po bën prej dy vjetësh qeveria Rama-Meta, kush mund të presë fruta nga  kjo pemë, kush mund të presë rezultate nga demokracia? Askush.

Shqiptarët e mbajnë  mend  si ua thamë  me zë të lartë  qysh në fillim,  megjithëse kishin plot punë  në familjen tonë politike  pas  rrezutatit që kishim marrë në zgjedhje.

Mos me taksa të larta! Do të merrni në qafë sipërmarrjen, motorin e punësimit!

Mos me pashpirtësi! Pashpirtësia është vrastare!

Mos me dajak dhe me lakun në fyt!  Do t’i nxirrni njerëzit në rrugë të madhe!

Mos me shpenzime luksi! Luksi për qeverinë dhe qeveritarët është mjerim dhe skamje për qytetarët!

Mos me arbitraritet!

Mos me arrogancë se nuk dihet çfarë ndodh!

Mos e mbushni administratën dhe qeverisjen me kriminelë e trafikantë!

Nuk dëgjuan as opozitën, as sipërmarrjen, as shoqërine civile.  Vazhduan në të  tyren. Dhe ja ku me kalimin e ditëve dhe me venitjen e cdo shprese për një ndryshim për mire, në familjet shqiptare u mpiks opsioni i arratisë “të ikim nga sytë këmbët”.

Ja ku plasi eksodi i ri, ngjarja që po tund vendin si një tërmet i fuqishëm.

Deri dje vendin e rekordit të zi të qeverisë Rama-Meta e mbante krimi i ngitur në sistem.

Sot kemi edhe eksodin.

Dy rekorde të një ngjyre në dy vite.

Të dy të zinj.

Eksodi është pasqyra tronditëse e varfërisë të ulur këmbëkryq: është pesëfishuar numri i shqiptarëve që jetojnë sot në kushtet e mjerimit ekstrem.

Eksodi është zhgënjim i thellë dhe i pakthyeshëm i qytetarëve me qeverinë e premtimeve të mëdha, fjalëve të mëdha dhe rezultateve zero dhe minus.  Të ndalemi vetëm të njëri prej këtyre premtimeve të bujshme, që sot nuk u gjendet  nami as nishani. Treqind mijë vende të reja pune – kaq premtuan Edi  Rama dhe  Ilir Meta. Në njezet muajt e qeverisjes së tyre papunësia  sipas shifrave zyrtare ka shkuar nga 12 përqind në 19 përqind, pra është rritur shtatë përqind.

Mbyllin, vetëm mbyllin vende pune. Me taksat e larta, me  marrëzi të panumërta, siç është  ndalimi  me urdhër  të kryeministrit i gjithë sektorit të  ndërtimit në qytete dhe në fshatra ku mistria e muratorit konsiderohet armë pa leje.

Eksodi është pasojë e drejtpërdrejtë e goditjes së pabesë dhe rrënuese që u është dhënë njerëzve të thjeshtë dhe familjeve në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike që është shtrenjtuar për 77 përqind të shqiptarëve, nga heqja e  ndihmës sociale për rreth njëzet mijë  familje në nevojë, dhe degradimi I ndihmës në rreth 16  mijë lekë të vjetra në muaj për familje kur fatura afrofe ju shkon këtyre familjeve rreth 35 mijë në muaj.

Nga pashpirtësia, arroganca, arbitrariteti dhe dhuna  qeveritare  ndaj   qytetarëve. Tetë mijë ndërtime të ligjshme, kursimet e një jetë për mijëra shqiptarë, janë bëre pre e fadromave të shkatërrimit. Tridhjetë e tetë mijë shqiptarë janë  ndaluar nga policia partiake. Tetë mijë punonjës të administratës civile janë zevëndësuar me militantë dhe klientë të qeverisë, shumë prej tyre kontigjente të krimit të organizuar.

Eksodi është vdekja e shpresës se gjerat mund të ndryshojnë për mirë me ketë qeveri. Asnjë kantier i vërtetë që do të shërbente të mirën publike. Lulëzojnë vetëm investimet e luksit dhe korrupsionit që thellojnë dita-ditës hendekun tashmë kolosal midis oligarkëve dhe qyetarëve.

Asnjë reformë  reale  në letër apo në horizont, asnjë pritshmëri  pozitive që do  të zbuste sadopak  sakrificën e  zgjatur dhe padurimin e qytetarëve në vështirësi.

Prognoza është po ajo që kemi nënvizuar vazhdimisht në takimet tona: përkeqësim dhe rënie. Sot më keq se dje, nesër më keq se sot- ky është  pohimi, ky është parashikimi, të cilin e bejmë me  keqardhje, e bëjmë  jo si  falltarë apo si kasandra, por si një institucion politik i përgjegjshëm që gjykon në bazë të fakteve dhe shifrave.

Kjo është gjendja, kjo është e vërteta. Eksodi është sinteza e qeverisë Rama-Meta. Dhe në vend që të analizojnë shkaqet, në vend që të reflektojnë me urgjencë, në vend që të marrin kthesën, cfarë bëjnë? Shpërfillin realitetin, përqeshin opozitën, përqeshin njerëzit, përqeshin partnerët. Njësoj si para 25 vitesh vazhdojnë me arrogancë dhe me kokëfortësi kursin e tyre fatal për ekonominë dhe mirëqënien e vendit dhe qytetarëve.

E tha bukur zotëria nga Vlora sot: Ka mbyllur derën e kabinës kryeministri, dhe e ka lëshuar avionin në pikiatën e përplasjes. O burra të turremi të gjithë ta hapim derën se përndryshe na piu e zeza.

Të nderuar deputetë

Sot e kemi për detyrë tu themi bashkqytetqrëve tanë, se ndonëse i imponuar nga kushtet mizerabël të jetës dhe mungesa e shpresës, eksodi është një ndërmarrje pa perspektivë dhe një rrezik për vendin. Gjermania dhe vendet e tjera  të Bashkimit Europian e kanë bërë të qartë  qëndrimin e tyre: nuk i mbajnë, por i  kthejnë azilantët. Nga ana tjetër valët e eksodit rrezikojnë seriozisht  anullimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve  si një arritje e madhe që po e gëzojmë të gjithë prej  pesë vjetësh.

Do të ishte fatale që duke dashur të vemë sy, siç thotë populli, të heqim dhe vetullat. Ndaj këtë vendim, vendimin për të ndërprerë eksodin duhet ta marrim njëzëri, me përgjegjësinë e përbashkët që kemi ndaj arritjeve të mëdha gjithpërfshirese, siç është në rastin konkret lëvizja e lirë

Thirrja jonë, thirrja e opozitës drejtuar qytarëve  të tunduar nga ideja e eksodit si dhe mbarë qytetarëve të tjerë të vendit  është  ta kërkojmë, ta gjejmë dhe ta  vendosim  zgjidhjen  e problemeve  tona këtu,  me mjetet e fuqishme  që disponon demokracia, me fuqinë e  votës së lirë, me magjinë e zgjedhjeve të lira.

Me votë të lirë, që këtë herë, që më 21 qeshor, do të diktojmë  uljen e çmimit të energjisë elektrike, uljen e çmimit të karburanteve, uljen në  maksimumin e  mundshëm të taksave  vendore, shfrytëzimin maksimal  dhe administrimin efikas të burimeve vendore për punësim dhe zhvillim. Shqipëria ka  resurse  për të mbajtur e prosperuar  dyfishin dhe  dhe trefishin e popullsisë  së saj, mjafton që këto resurse të vihen në punë  dhe të shfrytëzohen me dashuri,me përgjegjesi, me  inteligjencë, me profesionalizëm.

Të dashur bashkëqytetarë,

Kur gjerat shkojnë ku nuk mban më,  siç po shkojnë,  nuk mund të ikin e nuk duhet të ikin qytetarët. Duhet të ndalet qeveria, duhet të ikë qeveria. Ikja e qytetarëve është triumfi I se keqes. Largimi i së keqes me votë të lirë është fitorja e qytetarëve. Megjithese vendore, mesazhi i këtyre zgjedhjeve do të jetë vendimtar për rrugën që do të ndjekë Shqipëria në  vijimësi.

Do të bjerë edhe më tej Shqipëria, kësaj radhe me miratimin e zgjedhësve, nën sundimin e modelit absolutist të varfërisë  “Rama-Meta” apo do ta refuzojë e do të çlirohet  vendosmërisht nga ky model?  Do të lëshohet në dëshpërimin e verbër  të eksodeve, apo do të marrë në dorë fatin e vet duke i dhënë një mësim për tu mbajtur mend qeverisë  mashtruese.

Në këtë rrafsh zgjedhja e qytetarëve  është  plotësisht politike.

Dua të shtroj sot këtu edhe një problem tjetër shumë të rëndësishëm të  votës politike të qytetarëve në këto zgjedhje. Ne refuzuam hartën  e  ndarjes së re  administrative  me  dy argumente bazë: e para sepse duhej bërë me parë  ligji i decentrazimit dhe mandej harta, së dyti sepse vetë harta e krijuar në  projeksionin  e shtrirjes së oligarkisë qëndrore në çdo njësi të qeverisjes së re vendore  ka shdukur komunitete vendore në më shumë se gjysmën e territorit kombëtar, duke i  hequr  pushtetit vendor një pjesë të rëndësishme  të kuptimit që ai ka në demokraci.

Mirë hartën oligarkike e  kaluan në refuzimin  kostant të konsensuit me opozitën, po ligjin e decentralizimit ku e kanë? Ku e kanë ligjin për të cilin  u përbetuan  aq shumë  vitin e  kaluar? Nuk e kanë, mashtruan pa u skuqur si për sa e sa  prentime dhe përbetime të tjera pa doganë.

Shqipëria po shkon në këto zgjedhje vendore  me një hartë që nuk i afron por  priret t’i  largojë  deri në moskomunikim qytetarin dhe komunitetet  nga pusheti vendor.

Shqipëria po shkon në këto zgjedhje pa një ligj adekuat me  hartën e re që do të siguronte autonominë e  nevojshme vendore sipas standarteve europianeNë  thelb, qeveria Rama-Meta, ka hedhur në votim në këto zgjedhje, me  paturpësinë më të madhe,  zhdukjen e pushtetit vendor si një arritje e njezet e pesë viteve të demokracisë.

Qeveria  ka ftuar qytetarët,  me paturpërsinë me të madhe  gjithashtu,  të votojnë  me duart e  tyre shdukjen e një kolonë të madhe të lirisë, siç është pushteti vendor.  Kjo është e verteta.

Është detyra jonë  t’ua shpjegojmë  mirë  qytetarëve këtë  rrezik të madh,  ketë poshtërsi.

Është detyra jonë t’i ndërgjegjesojmë  dhe t’i ftojnë të  votojmë si në një referendum kundër atentatit vdekjeprurës që oligarkët e qeverisë i kanë përgatitur pushtetit vendor.

Është detyra jonë të lancojmë dhe të punojmë natë  e ditë për të krijuar permes një fitoreje në shkallë të gjerë në zgjedhjet e 21 qershorit një pol fuqie  të qytetarëve nga pushteti bazë, që është ai vendor, me qëllim që të diktojmë autonominë që duan qytetarët dhe të frenojmë përgjithnjë absolutizmin e qeverisë.

Thjirrja jonë për të qëndruar e reaguar  me votë  referendare në zgjedhjet e 21 qershorit shoqërohet me projektin e Partisë Demokratike dhe kandidatëve  të saj në gjashtëdhjetë e një  bashkitë  e vendit në sherbim te qytetareve, rendit, demokracise, ekonomise, mireqenies, integrimi, për  të nisur  që me keto zgjedhje rikthimin e shpresës  dhe ringritjen ekonomike e shoqërore.

Oferta jonë është ekipi i kandidatëve për kryetarë bashkish dhe këshilltarë  vendor, qe perfaqesojne vlerat më qytetare, me komunitare, më profesionale. Kandidatet tane angazhohen se ne administratat vendore nuk do te kete vend per te inkriminuar por vetem per profesioniste.

Ata jane oferta jone anti-krim dhe dekriminalizuese. Kandidatet tane zotohen se do te jene 24 orë ne sherbim te qytetarit, se do degjojne zerin e çdo qytetari, hallin dhe problemin e kujdo, pa dalllim politik apo lokalist. Perballë kemi sherbetoret  dhe zgjatimet e  dyshes oligarke Rama-Meta, që do të  duan të  jenë oligarket e vegjel në bashkite e zmadhuara te vendit, te shurdhet per hallet dhe problemet e tyre.

Oferta jonë është kujdesi me përparësi per qytetaret dhe familjet në nevoje, per ata qe jo vetem jane harruar por edhe jane goditur me rendeë egersisht dhe arbitraisht me gjoba, taksa, fatura, prishje te shtepive e bizneseve te vogla nga dyshja oligarke Rama-Meta e qe sot po marrin, te pashprese arratinë nga Shqiperia. Perballe kemi kopjet lokale te dyshes Rama-Meta qe, njesoj si padronet e tyre ne nivel kombetar, do te sillen neser në nivel  vendor.

Oferta jonë është  zotimi solemn per mosrritje te taksave dhe tarifave, per uljen e tyre kudo e kurdo qe kjo eshte e mundur.

Oferta jonë është përdorimi i fondeve publike per insvestime prioritare në rrugë, ujesjellesa, shkolla, qendra shendetesore dhe sherbime te tjera baze qe permiresojne jetesen, nxisin sipermarrjen dhe rrisin punësimin.

Partia Demokratike ka qene, eshte dhe do të mbetet Partia e investimeve publike dhe shpenzimeve ne sherbim te drejtperdrtejte te qytetarëve, sipermarrjes dhe punësimit.

Perballë janë  kandidatet e dyshesh oligarke Rama-Meta qe, njesoj si padronet e tyre sot, do te shperdorojne fondet publike per fasada, palma, zyra, makina e luks neser – asgjë per qytetaret, asgjë per sipermarrjen, me shume papunesi, me shume varferi, me pak sherbime.

Oferta jonë është demokracia pjesmarrëse, qeverisja me qytetarët,   me komunitetet dhe per komunitetet perbërese te bashkive te zgjeruara.  Atë që  injoron harta, diversitetin e komuniteteve, do ta vënë  në jetë me qeverisjen tonë vendore.

Oferta jonë është frenimi i  centralizimit te metejshem, rikthimi dhe thellimi i decentralizimit,  i vendimmarrjen transparente dhe perfshirese te komunitetetve dhe qytetareve pasi vetem keshtu qeverisja mund te jete demokratike dhe jo oligarkike, e ndershme dhe jo e korruptuar a kriminale, zhvilluese dhe jo varferuese, perfshirese dhe jo perjashtuese.

Kthesa per mbarë e Shqiperise nis me zgjedhjet  e 21 qershorit.

Kjo është dita e sovranit, dita për të ndëshkuar me votë qeverinë e  dy rekordeve të zeza- të krimit në sistem dhe eksodeve të mjerimit; dita për tu dhënë një mësim atyre që kanë guxuar të shkelin me këmbë kontratën me zgjedhësit; dita  për të  qëndruar fort në  truallin e historisë dhe vlerave  më të mirë.

As që mund të imagjinohet që zgjedhesit të miratojnë me votë modelin  Rama-Meta të varfësisë dhe skamjes.

As që mund të imagjinohet që zgjedhësit vrasin me duart e tyre pushtetin vendor duke ua dorëzuar atyre që kanë  bërë  planin për të kthyer  në çiflig të tyre.

21 Qershori është dita e shpresës.

Falemnderit!


Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, 22 Prill 2015