Kraja: Realiteti është larg suksesit imagjinar të ministrit
Familjarë që janë hequr nga ndihma ekonomike deklaruan sot se ndihen të fyer dhe të braktisur nga ministriErion Veliaj. Ndërsa kanë treguar problematikat e tyre, ata theksuan se në mungesë të plotë transparence u thonë që nuk përfitojnë ndihmë ekonomikë, ndërkohë që janë futur në skemë persona me vila dhe makina.
“Unë quhem Rajmonda Morava, jam e njësisë nr. 4. Na thonë hajde aplikoni, shkojmë aplikojmë . Në fund të muajit thonë do merrni përgjigjen, e merrni apo nuk e merrni asistencën. Shkojmë në Bankë thonë nuk e kemi neve por e ka njësia numër 4. Se çështë kjo punë nuk e di. Unë kam tre muaj që nuk e mar asistencën. Hajde sot e hajde nesër, tallen me ne këta? Ne mezi e presim atë asistencë, sikur çfarë po na japin, 40.000 lekë të vjetra. Çfarë do bëj me atë asistencën, të paguaj drita a ujë, që na kërkon dhe kryeministri të paguajmë dritate ujin? Prandaj I bëj thirrje qeverisë të na ndihmojë, mos na I ndërpresi se atë asistencë kemi, nuk kemi asnjë të ardhur tjetër. Burrin pa punë, vetë pa punë”, u shpreh një qytetare në nevojë.
“Përshëndetje, jam një e përndjekur politike. Prej qershorit unë nuk marrë asistencë, se për çfarë më penalizuan nuk e di. Jam e ardhur nga Bulqiza, me asistencë , me pashaportizim, me vite pune edhe që në qershor 2014 sa fituan këta të rinjtë, unë kur shkoj të marr asistencën nuk marr asistencë. Ulem para nënpunëses , aplikoj me pastërtinë time si qytetare dhe më tha që nuk e meriton. Banoj me gocën time, fëmijët e mi s’kanë të hanë bukë e jo më të më japin mua. I kërkoj ministrit Veliaj që të më japë të drejtën time se s’kam lënë institucion pa shkuar”, tha një kryefamiljare.
Jam kryefamiljar , jemi 5 veta në familje dhe kam 8 muaj që s’marr ndihmë ekonomike. Se si është kjo punë nuk e di. Hajde apliko sot, hajde apliko nesër . Kamshkuar aty por tani nuk e di se çfarë do bëhet. Nëqoftëse s’janë të zotë të na japing ndihmë ekonomike, na gjeni punë të shkojmë të punojmë te mbajmë fëmijët. Ai Erjon Veliaj mos të shohë ato tavernat ato qefet e veta por të shohi hallet e popullit me gjithë kryeministrin që thotë paguaj drita e paguaj ujë se nuk kemi me çfarë ti paguajmë. Të na gjejnë punë, të na japin ndihmë ekonomike që ti paguajmë edhe ne. Që nesër mos vijë të më fusë në burg ai e ti lë fëmijet rrugëve”, u shpreh një tjetër.
Koordinatori kombëtar i Partisë Demokratike, Akil Kraja i tregoj ministrit se ky është realiteti dhe kjo është Shqipëria reale ndryshje ajo e sukseseve imagjinare që rrefen bëper ekrane. Aktualisht, janë rreth 20 mijë familje që janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike.
“Është një rrëfim që fatkeqësisht dëgjohet anëembanë Shqipërisë dhe që dëshmon më së miri nevojën për të zbritur nga qielli i propagandës dhe me këmbë në tokë për të dëgjuar njerëzit, për t’I shërbyer qytetarve të cilët kur janë të varfër kanë nevojë për ndihmë kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe jo për t’I trembut me llojë llojë politikash propagandistike, reforma të cilat nuk kuptohen . Reforma të cilat janë të keqadministruara apo akoma më keq të cilat as nuk transmetohen siç duhen teik këto familje në nevojë. Përgjigje nuk ka, reforma diku është . Këto njerëz presin ndihmën sociale për të mos I vendosur në një vështirësi gjithmonë e më të madhe. Sot një dëshmi, por si keto jane mijera te tjera te një situate qe eshte anembane Shqipërise situate kritike për familjet shqiptare”, tha Kraja.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Prill 2015