Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Dr Halim Kosova bashkëbisedoi sot me gjimnazistë dhe përfaqësues të shkollave të mesme të Tiranës. Zoti Kosova është njohur me problematikat dhe shqetësimet e tyre. Gjimnazistët i kanë kërkuar kandidatit Kosova të vijojë praktikën e nisur nga Bashkia e Tiranës dhe të bllokuar që prej vitit 2014, siç ishte Këshilli Bashkiak Rinor, Tirana Tens ku gjimnazistët e Tiranës u përfshinë në një garë mes tyre në sport dhe art si dhe dhënien e bursave për ata në pamundësi ekonomike e nxënësit e shkëlqyer. Ata shprehën si shqetësim edhe mbipopullimin.
“Nga ky takim dolëm të kënaqur. Duhej një bashkëbisedim midis gjimnazistëve të Tiranës dhe kandidatin e Bashkisë së Tiranës Dr Halim Kosova. U diskutua për tematika të ndryshme që na prekin ne, siç eshte përfshirja në aktivitete kulturore, mbipopullimi në shkolla, ambjentet e lira që duhen shfrytëzuar si ato sportive, si dhe për tematika të ndryshme që kanë të bëjnë me ne në mënyrë të drejtpërdrejtë. Po ashtu u diskutua se si mund ti zgjidhim ato në një mënyrë sa më të mirë. Unë si gjimnaziste e shkollës “Ismail Qemali kam nevojë për më shumë ambjente. Raporti i nxenësve në hapësirat në klasa nuk është në raport të duhur”, tha gjimazistja Kasandra Fejzollaji.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23 Prill 2015