Kryetari i Komisionit të Dekriminalizimit, deputeti Oerd Bylykbashi dorëzoi dje në Kuvend një nisëm ligjore të Partisë Demokratike për të dekriminalizuar zgjedhjet e 21 Qershorit. Projekligji synon të pengojë individë më rekorde kriminale të kandidojnë për zgjedhjet lokale dhe qëndrore.

Prononcimi për mediat i deputetit Oerd Bylykbashi:

Partia Demokratike ka dorëzuar dje në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin me ndryshime në Kodin Zgjedhor, ndryshime tranzitore, të cilët bëhen në kuadër të Rezolutë së Parlamentit të datës 24 Dhjetorit për dekriminalizimin e politikës, qoftë në nivel qendror apo vendor.

Janë ndryshime tranzitore që synojnë pas miratimit të tyre nga Parlamenti të pengojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit të individëve me rekorde kriminale, të dënuar për krime të rënda dhe të një natyre më të vogël, në mënyrë që politika në nivel qendror , por dhe vendosur në rastin konkret, të mos jetë më e prekur nga këta individë me një CV kriminale.

Janë amendamente, të cilët do të bëjnë të pamundur që këta persona të kandidojnë duke filluar që nga afati i rregjistrimit por dhe në se zbulohet më pas rekordi do të humbasin mandatin.

Është një praktike shumë e mirë, mbi të cilën këto amendamente janë bazuar. Jemi bazuar kryesisht në modelin italian, por dhe në modele të tjera qoftë në atë amerikan apo britanik për të bërë të mundur që Kodi Zgjedhor të ketë rregulla të forta dhe të ashpra për këta individë.

Sigurisht që vonesat dhe pengesat e vazhdueshme përfshirë pengesën një mujore për të kërkuar ndihmën e Komisionit të Venecias nuk mund të pëngojnë Parlamentin që të miratojë këto dispozita ashtu sikurse kërkon Parlamenti Europian të jenë efektive përpara 21 Qershorit 2015. Dhe për rrjedhoje ne dje kemi propozuar një projektligj që do të shyrtohet drejtpërdrejt nga Parlamenti nëpërmjet procedurës së tij standarde për t’u kaluar në seancë plenare sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të hyrë në fuqi menjherë sipas procedurës që parashikon Kushtetuta.

Pyetje: Zoti Bylykbashi, a jeni pak vonë për këtë propozim, sepse vetëm pak pas ditësh përfundon afati për rregjistrim e kandidatë ve finalë?

Unë mendoj që kemi kohë të mjaftueshme që Parlamenti ta marrë në shqyrtim sa më shpejtë të jetë e mundur, ta miratojë dhe ta fusë në fuqi. Duke e miratuar në Kodin Zgjedhor, të hyjë në fuqi menjëherë ky projektligj dhe të bëjë të mundur që në 21 Qershor këta persona të mos kandidojnë. Sigurisht që të gjitha ato vonesat që keni parë në Komisionin për Dekriminalizimin, qoftë bllokimin e caktimit të ekspertëve, qoftë thirrjen e ekspertëve ndërkombëtarë kanë patur qëllim vetëm këtë që sot dikush të thotë që nuk kemi më kohë dhe për rrjedhojë të kandidojnë individë me rekorde kriminale, ashtu siç janë denoncuar nga Partia Demokratike. Por kohën e keni të mjaftueshme dhe asnjë lloj justifikimi nuk mund të ketë për mazhorancën për të penguar bllokimin e tyre. Projektligji është i bazuar në praktikën dhe standardet më të mira ndërkombëtare.

Pyetje: Konkretisht çfarë ndryshimesh propozoni?

Në mënyrë specifike janë dy nene tranzitore në Kodin Zgjedhor, të cilët do të bëjnë pengimin e personave të dënuar me vendim gjykate përfundimtar për krime të rënda, që janë dënuar për më shumë se dy vjet burg për krime të tjera apo dhe persona të tjerë që janë dënuar nga një minimum prej gjashtë muaj kohe për vepra penale të kryer me dashje. Sigurisht në to përfshihen dhe raste kur në mënyrë shumë specifike kur përfshihen raste të krimeve shumë të rënda sikurse janë terrorizmi, krimi i organizuar dhe janë persona në hetim dhe personat janë në masën e arrestit me burg apo arresti shtëpie. Pra përpiqemi që me këto ndryshime të bllokojmë maksimalisht që këta persona, të cilët kanë molepsur politikën në nivel qendror dhe në nivel vendor të mos kenë mundësi dhe shans ta ripërsërisin dhe kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të mos kenë mundësi të përdorin mekanzmin që kanë përdorur deri më sot për penetrimin e krimit në politikë.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25 Prill 2015