Kandidati demokrat Gjergji Mero ishte sot në disa zona informale, periferike të Korçës, ku dëgjoi dhe bisedoi në lidhje me problemet e shumta me të cilat përballen banorët. Ata i thanë z. Mero se “rrugët , kanalizimet janë lënë krejt në harresë, duke e vështirësuar çdo ditë e më tepër jetën e tyre.
“Ne nuk na nevojitej kulla, shatërvani dhe qendra e Korçës sepse qyteti nuk është vetëm pedonalja – u shprehën ata. Z. Mero ndau të njëjtin vlerësim me banorët dhe tha se, në bashkinë e ardhshme “Korça e harruar do të jetë prioritet i punës dhe vendimeve të Këshillit të ri bashkiak. Kjo bashki dhe nënkryetari i saj Filo, bashkë me shefin e tij qeveritar Peleshi, i kanë derdhur paratë e taksapaguesve në qendër dhe me preferenca partiake dhe jo tek nevojat e vërteta të qytetit. Në perifieri jetohet në skamje, pa rrugë, pa ndriçim, pa gjelbërim. Ku shkojnë taksat e këtyre banorëve ? Pse nuk investohet për ta, kur miliarda lekë, burim për abuzime të mëdha të pushtetarëve, po derdhen vetëm tek qendra, Parku Rinia dhe tek projekte të tjera fasadë, u shpreh z. Mero.
Ndërkohë kandidati Gjergj Mero tërhoqi vëmendjen e banorëve korçar, që të mos bien më pre e mentalitetit të çakullit elektoral, që po mbush prej disa ditësh rrugët me gropa, të lëna në harresë prej tetë vitesh nga bashkia. Mero tha se do të jetë avokati dhe zëri i të drejtave të mohuara të periferisë, që do ti integrohet Korçës së zhvilluar.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 19 Maj 2015