Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Lezhë dhe Shënkoll.  Z. Basha ka ndarë me banorët shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi. Dyshja Rama-Meta jo vetëm nuk kanë mbajtur asnjë premtim por e kanë zhytur vendin në varfëri, papunësi dhe mjerim. Në dy vite kanë bërë të kundërtën e asaj që premtuan për të ardhur në pushtet, rritën taksat, çmimin e energjisë, naftën etj. Pasi nuk mbajtën asnjë premtim, tha zoti Basha, refuzuan dhe amendamentet e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë etj.

“U çuam amendamentet për hallet e problemet e mëdha të Shqipërisë, për premtimet e tyre të harruara. Rrëzuan amendamentin tonë për uljen e tvsh për energjinë elektrike, nga 20 në 6%, në mënyrë që familjet shqiptare ta paguanin më lirë energjinë elektrike, rrëzuan amendamentin tonë për rritjen e rrogave e pensioneve. Të tilla amendamente rrëzuan një nga një, duke përfshirë amendamentin për punësimin e rinisë ku i propozuam të hiqnin taksat për ato biznese që punësojnë të rinj, për të paktën një vit. Refuzuan kështu, jo propozimet e opozitës por refuzuan hallet e problemet e qytetarëve”.

Nga Lezha, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, nëse ajo do të pranojë ofertën e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë dhe naftës,  investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Këto, tha Basha janë interesat jetike të qytetarëve të cilat do i konfirmojnë dhe me votën e tyre të 21 qershorit, ky është prioriteti i PD.

“Po të pranojnë platformën tonë për uljen e çmimit të energjisë me 25% dhe faljen e kamatë-vonesave për energjinë e ujin anembanë Shqipërisë, për uljen e taksës në nivelin më të ulët në Ballkan, 9%, për rritjen e rrogave e pensioneve përtej indeksimit të inflacionit, për financimin me prioritet të sektorëve të diskriminuar, siç është sektori i bujqësisë, turizmi, për nxitjen e punësimit rinor, përmes një regjimi veçanërisht lehtësues për bizneset që hapin vende pune për të rinjtë, ne jemi gati të bashkëpunojmë sepse për ne pushteti nuk është qëllim më vete por është shërbimi ndaj jush, është qëllim i padiskutueshëm. 21 qershori është dita kur ne do i japim mesazhin tonë më të bashkuar e më të fortë që ka dhënë ndonjëherë Shqipëria demokratike”.

Në takimet me banorët e Shënkollit, z. Basha është njohur me shqetësimin e banorëve për faturat e larta dhe abuzive të energjisë elektrike, mungesën e subvencioneve, rritjen e çmimit të naftës, çka e ka bërë më të vështirë punimin e tokës dhe dhunën e presionin që policia ushtron ndaj tyre edhe kur dezinfektojnë produktet bujqësore.

Nuk i shohin hallet tuaja, nuk duan t’i dëgjojnë hallet tuaja, papunësinë, varfërinë, taksat e larta, çmimet e papërballueshme të karburantit e energjisë ndaj dhe në 21 qershor thonë nuk është koha të merremi me hallet e shqiptarëve. Unë ju them sot nga Shënkolli, 21 qershori është dita e zgjidhjes së halleve tona”


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25  Maj 2015