“Jemi këtu para Teatrit, për të dëshmuar një premtim të parealizuar të Bashkisë dhe kryetarit Filo e shefit të tij qeveritar Peleshi që nuk bënë asnjë investim për tetë vite.

Përballë Teatrit është Kulla që i bën karshillëk, kur lekët e saj duhet të investoheshin tek ky Teatër. Ky është institucioni më i rëndësishëm dhe më përfaqësues i artit të Korçës, ku çdo gjë është lënë pas dore me shpërfillje dhe heshtje tejet të gjatë. Me nisjen e fushatës,  pushteti lokal na ofron një projekt  të sajuar politik për t’iu imponuar komunitetit artistik se, vëmendja po kthehet tek ata. Brenda terreni i rrënuar dhe pa asnjë standard teknik dëshmon më së miri pa patur nevojë për komente.

Artistët që kanë aktruar dhe aktrojnë këtu janë krenaria e artit jo vetëm e Korçës, por dhe e Shqipërisë, që për fat të keq duhet të bëjnë art në kushte absurdi. Sot i bëjmë thirrje kryetarit të Bashkisë Filo dhe shefit të tij qeveritar të mos bëjë më propagandë  e show me Teatrin dhe aktorët, kur e vetmja arritje janë emocionet e aktrimit dhe duatrokitjet e pakursyera të publikut korçar.
Unë kam një projekt ambicioz për investime në Teatër të cilat do të jenë vendimet e para të Këshillit Bashkiak. Politikat e artit dhe të kulturës janë prioritare në programin e Bashkisë së re”.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 25  Maj 2015