Sot nga kullat e betonizuara nga shefi i tij, Erjoni vazhdoi propagandën mediatike për çdo gjë, pa kuptuar akoma funksionet e Bashkisë. Ai sot nuk guxoi të dalë e të shohë 20 projektet e investimit që ajo zonë ka patur.

Për çfarë e fton në debat ErionVeliaj, dr.Halim Kosovën?

Në vazhdën e show-t propagandistik kandidati që do të mbetet i tillë fton në debat dr.Halim Kosovën, por se për çfarë, e ka të vështirë ta thotë.

E fton në debat për 20 mijë familjet që hoqi nga ndihma ekonomike për të futur miq dhe familjarë të tij dhe deputetëve të tjerë të mazhorancës?

E fton në debat për rritjen  e çmimit të energjisë apo për faktin se ende nuk ka dhënë asnjë kompensim për familjet në nevojë?

E fton në debat për  mijëra vende pune të mbyllura?

E fton në debat për mijëra familje që kanë marrë rrugët e emigrimit?

E fton në debat për 95% të shqiptarëve që marrin borxh për bukën e fëmijëve?

Apo për mijëra të rinj që enden të papunë rrugëve të Tiranës dhe Shqipërisë, apo për pensionistët që me pseudo reformën e tij u jep 200 lekë në ditë?

Për çfarë e kërkon debatin?

Dr. Halim Kosova por vijon të dëgjojë qytetarët e Tiranës pa dallime politike, të majtë e të djathtë, sepse kryetari i bashkisë është i të gjithë qytetarëve. Z.Kosova ka prioritet interesat e qytetarëve dhe të qytetit, jo propagandën mediatike me pyetje që i bën stafi dhe përgjigje të parapërgatitura, pa vizion, pa platformë dhe vetëm demagogji.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 3 Maj 2015