Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova, takohet me banorët e njësisë 3 në zonën e Pediatrisë. Kosova angazhohet për të qëndruar larg luftës politike për ti shërbyer interesave të qytetarëve. Kosova gjen mbështetje në çdo takim me qytetarët.
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua dje me banorë të njësisë 3 në zonën e Pediatrisë. Z.Kosova u ndal në faktin se konflikti politik në vend ka dëmtuar interest e qytetarëve, dhe solli si shembull bllokimin e banesa sociale për të pastrehët.
“Çdo konflikt politik në këtë vend është kthyer në një problem më vete për jetën e përditshme të qytetarit . Nuk mund të ketë asnjë lloj agresiviteti ndaj meje që të më bëjë të kthej rrugën e vendosur që çdo minutë ta shfrytëzoj për të gjetur një zgjidhje për ju. Jam këtu për të dhënë zgjidhjen e duhur dhe të marr vendimin e duhur në kushte shumë të vështira, por me qetësinë, maturinë dhe eksperiencën që unë kam”, tha Kosova.
Përsa i takon sulmeve të kundërshtarëve, Kosova tha se: “Mundohen të më pengojnë por unë shoh që sa më shumë sinjale që unë marr dhe informacione negative, më bindin që rruga që kam ndërmarrë wshtë rruga e duhur. Sa më shumë ti shoh të trullosur sa më shumë ti shoh të egërsuar, aq më shumë bindem se bashkë me ju do shkojmë në rrugën e mbarë për Tiranën, për familjet tona për lagjet tona”.
“Kam ardhur si student, si konviktor. Kam 11 vite që jetoj si student dhe si konviktor. Edhe pse kam ndërtuar familje vazhdoj të jetoj me frikën dhe ankthin e konviktit dhe me ankthin e qerasë. Si do të zgjidhet problem im dhe i mijëra të rinjve si puna ime?”, pyet një banor.
“Nëqoftëse shkoni drejt Shkozës tek Uzina e Auto-traktoreve, do të shihni disa pallate që në asnjë penxhere nuk shihet kokë njeriu, në asnjë ballkon nuk varet një rrobë, asnjë fëmijë nuk luan në oborr, ato janë të mbyllura për faktin që politika ka mendjen në grindje. Eshtë e papranueshme që ju të keni nevoja, ju dhe shumë të tjerë dhe këshilli bashkiak mos të votojë hapjen e atyre banesave për të pastrehet për vetë faktin që kjo mund të përdoret në fushatë elektorale dhe kthehet në votë për PD”, shprehet Kosova
“Vetëm korrupsioni është ai që ti mbyll sytë dhe të bën të mos reagosh as për fëmijët, as për lodrat, as për të ardhmen e familjeve, as për të ardhmen e qytetit”, thon më tej Kosova.
“Nëse ky njeri që sot është djathtas, do të kishte kandiduar majtas, vota ime do të shkonte majtas”, shpreh mbështetjen një banore.
“Mami është e paralizuar dhe me tha, dua të vish të më marrësh me makinë sepse votën time dua tja jap Dr.Halimit”, thotë një e re.
“Unë kam vite e vite që nuk votoj. Normal se vetëm krahët e burrit kam patur. Ka punuar, ka luftuar. Kemi para, i kemi të gjitha por besimin e munguar ma keni kthyer ju dr.Halimi. Sepse të tre femijët që unë kam mi ka bërë me operacion nga ju dhe të tre i kam shkëlqyer. Për të fundit më thanë, ti do të vdesësh nëse do të lindësh. Ndërsa unë linda dhe as nuk vdiqa e as nuk pata komplikacione në sajin tuaj”, rrëfen një grua e pranishme në takim.
“E vetmja mënyrë imja pune ka qënë mos të pajtohem në asnjë moment me abuzimin dhe korrupsionin. Arsyeja se pse situata sot është e papranueshme ka të bëjë me faktin se qeveria është larguar nga hallet dhe problemet e qytetarëve”, tha Halim Kosova.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Maj 2015