Sot pamë se prioritetet e vërteta të Edi Ramës nuk janë krijimi i më shumë vendeve të punës, por tritoli dhe shkatërrimi i ndërtesave për të cilat ai vetë ka dhënë leje.

Dje, si kryebashkiak, Rama dha lejen e ndërtimit.

Sot si kryeministër, ai i dëmshpërbleu me paratë e qytetarëve. Dhe përsëri përdori po me paratë e taksave tona për ta shpërthyer e hedhur në tokë ndërtesën.

Ja ku është këtu leja e ndërtimit e firmosur nga vetë Edi Rama.

Kush do ta pastrojë këtë katrahurë? Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë dëm të  lejuar, të zhvilluar e së fundmi të prishur nga vetë Edi Rama.

A do të mbajë ai përgjegjësi për trillet e tij që i kushtojnë taksave të qytetarëve? A do të mbajë ai përgjegjësi për lejet e dyshimta që vetë ka dhënë, e që sot i hedh në erë me tritol? Për mbarë qytetarët tashmë është e qartë se kush është kryeministri i vendit.

Koha për përgjigjen qytetare po afron.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, 24 Maj 2015