Në takimin me gratë dhe vajzat e Mborjes, kandidati për bashkinë e Korçës Gjergj Mero tha se gratë dhe nënat janë të parat që janë braktisur me shpërfillje nga bashkia dhe drejtuesit e saj, në këto vite. Në fshatra kemi skamje dhe papunësi te lartë, e cila po rrënon ekonominë familjare, u shpreh kandidati Mero.
“Më shumë se gjysma e grave dhe të rejave në fshat nuk gjejnë mundësi për punësim dhe për pasojë ato nuk integrohen njësoj me burrat në shoqëri”. Sipas kandidatit Mero bashkia dhe qeveria derdhin fonde të mëdha në investime luksi dhe nuk mbështesin ngritjen e ndërmarrrjeve agroushqimore dhe bizneseve fason për të punësuar nënat dhe vajzat e Korcës. Kemi një bashki dhe kryetar të saj që nuk i dëgjon dhe i trajton problemet e grave dhe një kryeministër që i fyen ato në çdo aktivitet të fushatës.
“Si mundet të votojnë gratë një bashkiak dhe një forcë politike që nuk i jep zgjidhje asnjë halli të tyre, por vetëm interesave për pasuri dhe mirëqenie të pushtetarëve?” , u shpreh kandidati Mero.
Kandidati Gjergji Mero tha se gratë dhe vajzat janë bashkëpunëtoret e tij më të afta dhe të përkushtuara në Universitet dhe se në stafin e bashkisë së re do të ketë administrator nga vetë Mborja dhe fshatrat e Korçës. Në bashkinë e re vendimarrja do të jetë në interes të zhvillimit dhe arsimimit të tyre. Nuk mund të kemi një Korçë të zhvilluar tha ai, pa nëna dhe gra të punësuara e të shkolluara. Vetë gratë dhe të rejat e Mborjes i përcollën kandidatit shqetësimet e një varfërie të madhe që përjetojnë ato në vatrat familjare. Ndër më të spikaturit, është papunësia, e cila kushtëzon dhe integrimin e tyre në shoqëri. Ato shprehën besimin se me kandidaturën e pedagogut Gjergji Meros, bashkia do të jetë e hapur dhe humane me to.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 31 Maj 2015