Gjatë takimeve me banorët e fshatrave Qatromë dhe Ravonik, kandidati Gjergji Mero dëgjoi ankesat e shumta të banorëve për varfërinë e tejskajshme që ka mbërthyer  familjet e tyre. Ata thanë se nuk mund të përballojnë taksat e rritura tek imputet  bujqësore, pesticidet dhe karburantet, papunësinë e lartë, ndërkohë që bashkia u ka premtuar gjatë këtyre viteve, mbështetje.

“Nuk ka subvecione, por vetëm premtime boshe, tha një prej fshatarëve në Ravonik, duke theksuar se ekonomia fshatare është bllokuar dhe nga importi që pasuron disa njerëz në pushtet. Kandidati Mero tha se në cdo takim nëpër fshatra e qytet,  po I kërkon llogari bashkisë pse nuk  ka mbajtur premtimet dhe nuk ka realizuar projektet. “Unë nuk bëj fushatë negative, sikurse ata po bëjnë cdo ditë me figurën dhe programin  tim”.

Kandidati Mero tha se bashkia dhe qeveria  e ka braktisur fshatin dhe  se, investimet i kanë  përqëndruar në qytet, në ato drejtime që nuk I japin zgjidhje halleve kryesore të korcarëve.”

“Si kandidat për bashkinë e re ju premtoj se projektet që kanë nisur në ndërtimin e infrastrukturës do ti mbarojmë që vitin e parë. Me ndryshimin e pritshëm të ligjit për qeverisjen vendore, ne kemi project një skemë funksionale për kanalet vaditëse dhe ujitëse, nëpëmjet ngritjes së shoqatave që do të mbështesin këtë infrastrukturë.”- u shpreh kandidati Mero

Ndërkohë ai tha se  fshati është në një krizë të thellë pasi nuk ka kushte për të përmirësuar ekonominë bujqësore.

Investimet e bashkisë së re do të përqëndrohen  në kanalet ujitëse e vaditëse  dhe terrenit bujqësor  në tërësi, garantoi profesor Mero, fshatarët e pranishëm.

Duke u shprehur se gjithë eksperiencën në agronomi dhe pasionin për bujqësinë do t’ia dedikojë zhvillimit  te fshatit, Gjergji Mero shpalosi disa nga pikat e programit të tij  për uljen e taksave dhe forcimin e tregut të shitjeve te produkteve, duke frenuar  praktikat korruptive të  importit dhe informalitetit që po mbysin prodhimet vendase.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 27  Maj 2015