Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të zonës së Sharrës, dëgjoi shqetësimet e tyre, dhe u angazhua për të shërbyer e gjetur zgjidhje. Problemi kryesor që kanë banorët e kësaj zone është mungesa e ujit. Doktor Kosova e nisi ndryshe komunikimin me banorët:  “A mund ta fillojmë me një pyetje? Sa vetë kanë ardhur e ju kanë premtuar deri tani?”

Qytetari: Të gjithë.

Kosova: Të gjithë? pra të gjithë që nga 91’ 92’

Qytetari: Unë jam invalid e këtu ska as ujë

Kosova: Kur po vija nuk ma merrte mendja që s’kishte as ujë

Qytetari: ti Bashkinë ta marrësh, ta gëzosh dhe ishalla e kthen këtë vend.

Kosova: Unë Bashkinë nuk e dua për vete por për tju shërbyer juve.

“Është bërë shumë keq kjo puna ujit, rrinë gratë në radhë me 50 bidona dhe në fund i sjellin bosh. Ka shkuar deri aty sa zihem dhe me vllain per ujë prandaj pyes se ca do na bësh ti?”, shprehet një banor i Sharrës.

“Unë do të bëj që të rrish për qafe, nga mëngjesi në darkë me vëllain, e jo të zihesh. Unë nuk është se kam të drejtë të urdhëroj njeri por në fund të fundit kam dalë për një punë dhe kur shoh se diçka nuk funksionon mund të vë në lëvizje dikë që ta zgjidhë edhe tani pa u bërë Kryetar Bashkie”.

Qytetarja: Na solle ujin, hallall votën!

“Edhe një poç drite e blejmë 5000 lekë. Pastaj duhet të marrim një elektricist por edhe ai ka frike të vijë se e marrin për hajdut dhe e fusin në burg. Ne kur vijmë natën rrëzohemi nuk shohim asgjë”, thotë një banor.

“Ketu koncepti i kazanit nuk ekziston, përdorim akoma atë të zjarrit”

“Ujin të mos e përmendim se është i paarritshëm, e as dritat e rrugës jo e jo po të paktën të na rregullohet kjo rrugë. Megjithatë një pyetje kam unë, a do të na prisni në zyrë pasi të bëheni kryetar bashkie, për të qarë hallet tona?”, pyet një qytetar.

“Në qoftë se unë them, “ju 1 milionë qytetarët e Tiranës e keni derën hapur” kjo është një rrenë të cilën s’duhet ta besoni, por nëse administratorët e zonave nuk do të jenë të aftë të mbarojnë punë, do jenë të korruptuar e do vënë kushte për përmbushjen e një detyre, të jeni të bindur se do ta marr vesh më shpejt se ju që do e keni në kurriz. Nëse ti jep frymën e mospajtimit me abuzimin gjërat do ndryshojnë shumë shpejt”, thotë Kosova.

“Po me lejen e ndërtimit do kemi shanse? A do thyhen këta sekserë? A do të vijë ajo ditë që ne ta marrim lejen me postë?”, ngre shqetësimin një banor.

“Kur do vijë ajo ditë? Unë i kam shumë qejf kur gjërat bëhen brenda afatit! Afati është shumë shpejt, është data 21 Qershor”, thotë Kosova.

“Ju e keni parë që të qënit kryetar partie dhe kryetar bashkie është e pamundur sepse përveç se tu përgjigjesh qytetarëve te Tiranës duhet të kujdesesh dhe për ata nëpër të gjitha rrethet. Rrethanat kanë qënë të tilla që kryetarët e Bashkive u vunë në të tilla kushte, ndërsa unë s’do të kem asnjë impenjim tjetër përveç se t’u shërbejë juve sepse nuk është hera e parë që më propozohet Bashkia, por herë të tjera s’jam ndjerë gati ta marr përsipër një detyrë të tillë. Parimi është ky, kurrë një njeri smund të drejtojë 3 mln qytetarë kur në jetën e tij s’është marr vesh në shtëpi me tre apo katër vetë. Ky është parimi im, rregullo punët në familje, mbaro të gjitha detyrimet e pastaj dil në rrugë me ju shërby qytetarëve ndryshe s’ke dale për punë”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18  Maj 2015