Bashkia dhe qeveria, mbi 3 milion euro për fasadat e Pazarit të vjetër të Korçës, në të cilin tregtarët nuk bëjnë as 1300 lekë xhiro në ditë.
Kandidati i PD-së për Korçën Gjergj Mero ishte në Pazarin e vjetër, i cili po rikostruktohet me fondet e taksapaguesve në shumën prej 3 milionë euro. Ndërkohë që fasadat ndryshojnë, tregtarët që shesin brenda tij po rrënohen nga tatimi 15 % dhe nga taksat lokale që janë dyfishuar, dhe janë më të lartat se në të gjithë bashkitë e tjera.
Bashkia edhe pse 70% të buxhetit e merr nga biznesi nuk realizon investimet që i nevojiten realisht tregtarëve.
Tregtarët shprehen se blerësit rrallohen gjithnjë e më tepër, pasi mjerim është i madh. Për shkak të rrëmujës së kantiereve thanë disa nga tregtarët, nuk ka as pushues dhe turistë që të vijnë e të shohin pazarin e famshëm.
Një ndër tregtarët më të vjetër të pazarit i tha kandidatit Mero se çdo ditë mbyllen afro 10 biznese të rregullta ndërkohë që, tregtarët ambulantë, po mbysin konkurrencën e tregtisë së regjistruar me letra.
“Bashkia edhe pse 70% të buxhetit e merr prej nesh nga biznesi në tërësi, nuk realizon investimet që na hynin në punë”- u shprehën ata.
Kandidati Gjergj Mero tha se gjendja e Pazarit është alarmante sikurse në të gjithë Korçën.
“Investimet e fasadave të Pazarit të vjetër, kulla dhe shatërvani janë investime marramendëse luksi, që nuk i nevojiten korçarëve të mbërthyer nga skamja dhe mjerimi. Nuk jemi kundër investimeve publike, por ato duhet të jenë në interes të qytetarëve dhe jo pushtetarëve për show fushate dhe demagogji. Kandidati Mero tha se qeveria dhe bashkia kanë krijuar një diktaturë të re që është ajo e rrënimit ekonomik. Kjo situatë, tha profesor Mero duhet të ndryshojë sa më parë me gjykimin qytetar të korçarëve.
“Në programin dhe vizionin tim për bashkinë, biznesi do jetë aleat që do të dëgjohet e konsultohet në çdo vendim për ekonominë dhe investimet publike të qytetit”.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18 Maj 2015