Edi Rama prezantoi në Librazhd kandidatin e tij dhe të Taulantit dhe i thuri atij lavde në një shfaqje të ekzagjeruar mediatike. Mburrjet e Ramës për kandidatin, në fakt janë pjesë e teatrit të tij, pasi e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Po i tregojmë sot publikut, vetëm një rekord të kandidatit të qeverisë për Librazhdin, çka tregon, dëshmon qartë, se çfarë është në gjendje të bëjë ky person kur ka pushtet.
Kur ishte kryetar i këshillit të komunës Qukës, Kastriot Gurra, dha miliona e miliona fonde për të afërmit e tij, kryesisht njerëzit më të ngushtë të gruas, duke sajuar përmbytje ose dëme natyrore fiktive.
Ne kemi këtu listën nepotike, një listë që nga ana nepotike thyen rekordet kombëtare të dëmshpërblimit të afërmve të tij, me miliona e miliona lekë të taksave të shqiptarëve.
Hasan Gurra: shpërblimi 10 milionë, lloji i fatkeqësisë reshje, realiteti është fiktiv – lidhja babai.
Lefter Gurra: shpërblimi 5 milionë, lloji i fatkeqësisë reshje, realiteti është fiktiv – xhaxhai
Nami Gjymenga: shpërblimi 14 milionë, lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv – burri i kushërirës
Muharrem Gurra: shpërblimi 5 milionë, lloji i fatkeqësisë dëborë, realiteti është fiktiv – kushëri
Mersin Gega: shpërblimi 25 milionë, lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv – daja i dhëndrit
Haki Gega: shpërblimi 15 milionë, lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv – daja i dhëndrit
Hasan Gega: shpërblimi 25 milionë, lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv, shpërblyer 2 herë daja i dhëndrit
Shaban Gega: shpërblimi 18 milionë, lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv shpërblyer 2 herë daja i dhëndrit
Eduard Vlashi: shpërblimi 5 milionë, lloji i fatkeqësisë rrëshqitje, realiteti është fiktiv kushëri i dhëndrit.
Kur si kryetar i këshillit të komunës, kandidati i Ramës dhe Taulantit ka këto rekorde e këto përvoja, mendoni se çfarë bën ky person po t’i japësh më shumë pushtet.
Qytetarët e Librazhdit e dinë mirë se çfarë u ka servirur qeveria dhe do të dinë ta bëjnë ndryshimin më 21 qershor, duke refuzuar modelin e abuzimit, e duke votuar për punë e dinjitet.
Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, 27 Maj 2015