Kandidati për kryebashkiak ka shpjeguar para prindërve në Njësinë 7 në Tiranë, konceptet e tij për arsimin, për çerdhet dhe për kopshtet.

“Një klasë nuk duhet të ketë më shumë se 32 nxënës dhe ky është parametri që ne kemi caktuar për 4 vitet e ardhshme gjithashtu nëpër çerdhe kemi bërë qe mos të ketë më shumë se 25 fëmijë ku 3-4 edukatore do ti mbikqyrin këta 25 fëmijë.Kështu që duke përllogaritur numrin e fëmijëve që një edukatore duhet të ketë në ngarkim për ta edukuar, për ta mbikqyrur, për ta ndihmuar dhe kështu me rradhë.Bashkia e Tiranës është pergjegjëse për të krijuar në të gjithë sistemin arsimor ambiente në mënyrë që të jetë e mundur  vizita mjekësore e nxënësve,  shërbimi stomatologjik, gjithashtu kemi bërë një program se si do të zhvillohet mësimi me 1000 nxënës të rruges në mënyrë që dhe këto t’i afrojmë afër sistemit arsimor për ti edukuar dhe për ti shkëputur nga rruga sepse rruga vetëm të këqija ka per këtë kontigjent të fëmijës”, tha Kosova..

Duke u ndalur tek motivet e kandidimit, Halim Kosova tha:

“Kur kërkon votën duhet të kesh mbi kurriz një shërbim që ke bërë ti për këta qytetarë. Si do dalësh ti dhe tu thuash më ndihmoni ju që unë t’ju vjedh ju, se kështu i bie. Ju duhet të ndihmoni atë që duhet t’u kthejë ju lekët në shtëpitë tuaja, tek biznesi juaj, tek familjet tuaja, që do ulë çmimet, që do të krijojë kushte për shkolla.
Nuk e përfytyroj dot se si mund t’i dalësh qytetarëve t’u thuash ma jep votën kur po ta kthesh kokën nga mbrapa vetëm njolla të zeza ke dhe asnjë tjetër. Megjithatë, unë nuk do merrem me këto njolla, kam të fiksuar rrugën time për të shkuar në datën 21 Qershor me besimin e plotë të të gjithë banorëve të Tiranës për një fitore e cila do të jetë në radhë të parë fitorja juaj. Mbajeni mend këtë.Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë i them vetes, bravo Halim se ke marrë vendimin e duhur ,unë them në kohën e duhur. Dikush më thotë me vonesë por unë them në kohën e duhur”.

Kosova është konfirmuar në përvojën e tij si menaxher i zoti dhe solli shembullin kur ishte Ministër Shëndetësie.

“Nuk e di se kush e ka parë kirurgjinw si ishte kur e mora unë Ministrinë dhe si u bë mbas 20 ditëve. Vetëm për 20 ditë punë. Dhe me çfarë do të thoni ju? Nuk mi dha asnjë nga shtëpia ime lekët, por ato që ishin për rikonstruksione, për shërbime, i mblodha, i vura në tavolinë, i mirëadministrova dhe stafi mjekësor kishte shumë ambjente komode pune por dhe të gjithë pacientët dhe qytetarët që hynë në atë spital të paktën kishin kushte normale. Nuk po them luksi, por kushte normale”.

“Këta që janë sot, janë të vërtetët, janë të thjeshtët, janë të sinqertët, mund të jenë dhe pa dinjitet, mund të jenë edhe pa punë, por janë me ju. Mos i harroni fytyrat e tyre”, shprehet një qytetar.

“Sekreti i bëries së punëve dhe asaj që i çon deri në fund është mënyra se si ti ke përkushtimin për ta ndjekur. Nuk ka besë po nuk e pe vetë deri në fund. Kjo është eksperienca ime, as çfarë thonë por duhet të prekësh çdo gjë me dorë”, thotë Kosova.

“Unë në të vërtetë jam i majtë dhe ky shpirt më është lodhur sot por pavarësisht bindjeve që ka.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24  Maj 2015