Kandidati për Bashkinë e Korçës Prof. Gjergj Mero ishte i ftuar në programin e Akademisë Evropiane me studentët e Universitetit Fan Noli, organizuar nga Instituti i Studimeve ndërkombëtare në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane. Profesor Mero tha se studentët dhe aula universitare janë vetë jeta e tij dhe motivi për të fituar mbi sfidat e tjera

“Çdo frymëzim dhe motiv për të ecur përpara me energji pozitive dhe me vizion e kam gjetur mes jush, tha z. Mero.  Sipas tij studentët e Korçës zotërojnë potenciale të mëdha  që duhet të vihen në shërbim të qytetit për një orientim zhvillimi urban në harmoni me traditën dhe vlerat e artit e kulturës.  Korça tha prof. Mero, i përket të gjithëve dhe pikësëpari të ardhmes që janë të rinjtë dhe  interesave të përkohshme të politikës. Drejtuesit e Korçës deri më tani kanë lënë jashtë dyerve të rinjtë dhe studentët me  aftësi të jashtëakonshme në menaxhimin e punëve të qytetit dhe rritjes së identitetit kulturor dhe emancipues të tij.

Duke i cilësuar të rinjtë si promotori i zhvillimit të Korçës, prof. Mero u dha studentëve mesazhin :” Mos gjykoni politikisht,  por me objektivitet për një Korçë me perspektivë”. Vetë studentët vlerësuan profesorin si një pedagog dhe rektor profesionist,  të drejtë dhe shumë bashkëpunues me të gjithë. Studentët thanë se idetë dhe cilësitë e figurës publike të profesor Meros po shpalosin qytetarin e  munguar dhe shumë të nevojshëm për drejtimin e Korçës.

Duke bashkëbiseduar me studentët, prof. Mero propozoi sugjerimet  e tij për rritjen e mjediseve kulturore, artistike në Universitet sikurse janë bibliotekat, forumet dhe aktivitetet së bashku me intelektualët dhe njerëzit e dijes në rritje të emancipimit  të të rinjve . Ndër të tjera kandidati i PD-së Mero ngriti shqetësimin e rrezikut të mplakjes  së qytetit, pasi të rinjtë largohen për mungesë të mundësive dhe punësimit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17  Maj 2015