Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma vazhdon takimet e përditshme në çdo rrugicë të qytetit e në veçanti të rrethinave të tij duke u ndalur në veçanti në zonën industriale të Shkozetit. Ndonëse një zonë me potencial të madh zhvillimi e cila nga ana urbane është duke u bashkuar me Durrësin dhe zonën e plazhit, banorët vuajnë varfëri deri në kushte ekstreme, mungesë të madhe punësimi e perspektive, mungëse rrugësh, ujë të pijshëm dhe çdo shërbim të nevojshëm nga bashkia duke jetuar si qytetarë të dorës së dytë.

Krahas harresës dhe lënies së kësaj zone të qytetit si geto, mjaft prej qytetarëve durrsakë janë viktimë e keqqeverisjes dhe përbuzjes nga ana e autoriteteve bashkiake.

“Jam një banor i lagjes 14. Kam punuar tek ujësjellësi prej 8 vitesh me ndërgjegjen më të madhe. Nuk kam parë majtas apo djathtas por kam punuar me drejtësi. Brenda 24 orëve më kanë hequr nga puna dhe më kanë thënë se ti je ai zotëria që ke votuar djathtas. I thashë; z drejtor të lutem mos shih djathtas e majtas por shiko atë që bën punën. Unë bëj punën”, u shpreh i përlotur një qytetar Durrësi.

Kandidatja Duma u përgjigj duke e ftuar të bëhet pjesë e modelit që ajo i ofron Durrësit, atë të punës.

“Përlotet një burrë që punon, që nuk na duhet majtas apo djathtas se janë të gjithë qytetarë e banorë. Dhe ku ti gjejmë njerëzit që punojnë. Unë jam vetëm për një model; njeriun e punës”,tha Duma.

Në bashkëbisedim me këta banorët, kërkesa e tyre kryesore është punësimi. “E para duhet të jetë puna dhe buka. Këto të dyja njëherë pastaj rruga e të tjerat me radhë se nuk bëhet dot menjëherë”, u shpreh një banore e zonës.

Zonja Duma u zotua se puna e saj do fillojë tek hallet e shtëpisë së durrsakëve, tek hapja e mundësive për punësim dhe perspektivë për qytetin.

“Është e vërtetë që puna është e para. Sepse keni nevojë të gjithë. Në fund të ditës shtrihesh tek jastiku yt dhe hallet e shtëpisë. Aty fillon e gjitha, tek hallet e shtepisë tuaj. Duhet të shohim njëri tjetrin si hallet e shtëpisë.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 3 Maj 2015