Edi Rama vazhdon të shkelë Kodin Zgjedhor dhe të injorojë thirrjet për të mos cënuar standardet për zgjedhje të lira e të ndershme.
Edhe sot, ai vuri në dispozicion të kandidatit të tij për Tiranën, nje zyrë te administratës publike, siç është Aluizni, duke e kthyer punën e saj dhe detyrimin ligjor që ka, në një shoë mediatik e propagandistik për interes të fushatës.
Kjo është një shkelje brutale e Kodit Zgjedhor, e nenit 3, i cili ndalon përdorimin e aseteve publike në fushatën elektorale.
Konkretisht në pikën 7 dhe të 8 të këtij neni thuhet :
-Me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj, ndalohet vënia në përdorim të subjekteve zgjedhore i mjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme pronë publike, si dhe i burimeve njerëzore të administratës publike të çdo niveli.
-Institucionet e administratës publike, të çdo niveli, me veprimtarinë̈ e tyre nuk duhet të cënojnë zhvillimin e zgjedhjeve.
Kodi Zgjedhor është Kushtetuta e zgjedhjeve, dhe është votuar e miratuar edhe nga Edi Rama.
Në mënyrë të përsëritur, kryeministri po e shkel këtë Kushtetute, ashtu siç po mbjell kudo, e stimulon kudo, frymën e manipulimit të votës.
Partia Demokratike i bën thirrje ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian, që të monitorojnë nga afër e të evidentojnë në raportet e tyre këto shkelje të pashembullta e të përsëritura të stardardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Përsërisim thirrjen ndaj Prokurorisë të nisë menjëherë
ndjekjen penale për këtë shkelje të rëndë e flagrante, ditën për diell, që funksionarët e lartë të Administratës po i bëjnë Kodit Zgjedhor.
Shkelja në këtë rast ka emër, quhet Artan Lame, i cili e ka kthyer ALUIZNI-n në zyrë të shtabit elektoral të kandidatit Erion Veliaj.
Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Keltis Kruja 30 Maj 2015