“Çfarë mbështetje do të kenë gratë në biznes nga ana juaj?”, e pyet një zonjë, kandidatin Kosova.
“Gratë do të favorizohen në biznes, në mënyrë që fondi i garancisë që Bashkia e Tiranës ka ngurosur në Bankë, prej 5.2 Milion Dollarësh, në mënyrë që gratë biznesmene, por dhe të rinjtë e me rradhë, për një ide që kanë, për një projekt që kanë, të kenë mundësi të marrin financimin e duhur, në mënyrë që kjo ide mos të rrijë në mendje dhe në kokë, por të bëhet realitet. Duke prodhuar vende pune, duke prodhuar të ardhura për qytetin duke marrë kredi pa përqindje dhe pa lënë kolateral, pa lënë as shtëpi, as biznesin dhe as pronën. Eshtë bashkia e Tiranës garante, edhe për përqindjet, edhe për kolateralin, me një kusht që eksperti i bashkisë, ose të fushave ku ju mendoni të shtrini aktivitetin, t’u ndihmojnë që mos hyni në rrugë të gabuar dhe një ide e mirë mos t’iu kthehet në problem nesër pasnesër. Eshtë parashikuar që ky fond të shkojë në 15 milion Euro”, shpjegoi Kosova.
“Unë jam i arrestuar në 2 Dhjetor nga 30 forca policie si debitor i energjisë elektrike. I vazhdoj akoma gjykatat, apelin gjyq pas gjyqi se jam pa prova pa fakte dhe jam debitor, thjesht debitor. Për të na kthyer dinjitetin që shkruani atje, si do të veproni ju me këtë qeveri që ka vendosur një regjim diskriminues? Panairi i punës tek Pallati i Kongreseve që unë kam shkuar disa herë reklamohet puna për në Abu Dhabi. Unë z.Doktor nuk do të mësoj arabisht 50 vjeç”, thotë një qytetar.
“Nuk mendoj që kjo zgjidhet me propagandë, duke hapur zyra, duke inaguruar zyra dhe rezultatet janë ato që ne të gjithë i njohim, por kjo do të zgjidhet me një angazhim total të Bashkisë së ardhshme të Tiranës, e cila si prioritet do të ketë punësim dhe uljen e taksave në funksion të punësimit , si dhe duke dëgjuar hallet e ndryshme që qytetarët e Tiranës kanë, që nuk janë probleme të Bashkisë por janë të qeverisë, ne kemi vendosur që në strukturën e re të Bashkise së Tiranës do të ketë dhe një zyrë përbri meje që do të jetë nën kujdesin tim të vazhdueshëm me juristë shumë profesionistë, në mënyrë që të ndjekin të gjithë proceset që qytetarët e Tiranës kanë dhe me qeverinë. Unë e konsideroj që qeveria duhe të bëjë politika dhe ka përgjëgjësi për të gjithë vendin dhe çdo menaxher qyteti duhet të bëjë më të mirën për të gjithë qytetarët që ka nën juridiksionin e tij. Unë kështu e konsideroj dhe kurrë nuk e konsideroj që qytetari të hajë pasojat e një lufte politikë midis partive të ndryshme për interesa personale, për xhelozira apo kush të kapë një post drejtues. Qytetari për mua është një dhe në radhë të parë është hallexhiu, në rradhë të dytë është merita dhe asnjë lloj vendi pune nuk do të ketë mundësi të blihet, të shitet siç kemi dëgjuar të gjithë bashkarisht që ka ndodhur, por çdo njeri sipas hallit dhe meritës do të marrë atë që i takon”, tha Kosova.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 28 Maj 2015