Erion Veliaj, një personazh i pabesueshëm dhe i shtirur foli edhe sot pa ndalim, por sot i shpëtuan 4 fjali. 4 herë atij i shpëtoi se ishte dakort me Halim Kosovën.
Të jesh dakort me Halim Kosovën është në të vërtetë drejtimi i duhur.
Eshtë mirë të jesh dakort me Halim Kosovën, si çdo qytetar tjetër i Tiranës, sepse Halim Kosova ka hyrë në një garë për t’u shërbyer banorëve, e jo për t’u marrë me politikë.
Halim Kosova është shembull për t’u ndjekur, sepse ka arritur gjithçka me punë e meritë.
Halim Kosova është krejt e kundërta e një mashtruesi të paskrupullt si Erion Veliaj që është gati të shesë në rastin më të parë edhe krijuesin e tij, Edi Rama, për të bërë karrierë.
Qytetarët e Tiranës dinë mirë ta dallojnë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga kallpi, të drejtën nga hileja, të ndershmin nga abuzuesi.
Deklaratë e kandidates për Keshillin Bashkiak, Reila Bozdo, 1 Maj 2015