Erjon Veliaj vazhdon ti vendosë qytetarët në shfaqje mediatike, me propagandë, me reklamë, me show që i bën me stafin e tij dhe militantë të Partisë Socialiste të trajnuar mirë për ti bërë atij pyetje natyrshëm në transmetime që i bën live. Qytetarët e kuptojnë shumë mirë së kush është ai që mashtron, kush është ai që është fallto, kush është ai që nuk ka ndërmend të punojë për qytetarët, por ka ndërmend të punojë për veten e vetë.
Përse nuk del Erion Veliaj për të diskutuar për eksodin, për mijëra qytetarë shqiptarë që sot janë detyruar të ikin nga Shqipëria se nuk ka mirëqenie sociale, por ka vetëm mirëqenie personale për ministrin në fjalë dhe ministrat e tjerë.
Përse nuk del të flasë për rritjen e taksave që po e uzurpon dhe po e shkatërron biznesin shqiptar sot.
Përse nuk flet për bizneset e huaja që kanë ikur nga Shqipëria duke rritur papunësinë, përse nuk flet për çmimin dhe nuk debaton për çmimin e rritur të energjisë elektrike ku 80 përqind e qytetarëve shqiptarëve paguajnë më shumë sot seç paguanin dje dhe vetëm një grusht i vogël paguajnë më pak sot seç paguanin dje dhe kam përshtypjen që edhe ministri në fjalë, kandidat për Tiranën, është tek ky grup njerëzish që sot paguajnë më pak. Heqja e diferencimit të çmimit nga kjo qeveri dhe rritja e çmimit të energjisë varfëron më shumë shqiptarët por pasuron pasunarët. Erion Veliaj duhet të mbarojë së bëri show. E bëri këtë gjë 2 vjet rresht duke qenë ministër i mirëqenies personale dhe sot duhet të dalë të flasë dhe të debatojë për pasurimet që ka bërë me taksat e qytetarëve shqiptarë, me taksat dhe paratë e qytetarëve shqiptarë dhe të lërë show-n, të lërë propagandën, të lërë reklamat. Shqiptarët nuk duan reklama, shqiptarët duan punë dhe dinjitet, duan punë dhe të ardhura për familjet e tyre.
Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 4 Maj 2015