Në Ditën e biodiversitetit, kandidati demokrat për bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj, ia ka kushtuar mjedisit. Ai ishte pjesë e një takimi me përfaqësues të shoqatave mjedisore e aktivistë të mjedisit, për t’ju përgjigjur pyetjeve të tyre, mbi prioritetet e programit të tij. Ai tha se Vlora e gjelbër do të jetë një realitet i afërt.

“Në pikëpamjet tonë, të gjithëve ne këtu dhe jo vetëm kërkojmë një Vlorë turistike, kërkojmë një Vlorë që të na vizitojnë. Por përpara se ta bëjmë të vizitueshme Vlorën, duhet ta bëjmë të jetueshme për veten tonë. Sot situata është shumë e vështirë situata mjedisore. Kur them e vështirë kam parasysh që nga mbetjet urbane, spitalore, landfilldin, gjelbërimin, shtimin e hapësirave publike, infrastrukturën, pastrimin e qytetit etj. Kur flasim për infrastrukturën mjedisore duhet të kemi parasysh jo vetëm infrastrukturën e qytetit të Vlorës. Mendoj se është e patolerueshme që Vlora me këtë kapacitet ujor që ka, kaq pranë qytetit dhe kaq pranë detit Adriatik dhe Jon të jetë një qytet i ndotur. Është një fatkeqësi për ne dhe një gjë që nuk mund t’ia lejojmë vetes. Për zgjidhjen e këtij problemi mjafton vetëm vullneti i duhur qytetar dhe administrativ për ta bërë të mundur që Vlorës ti kthejmë pastërtinë e merituar”, tha Deromemaj.

Të shumta ishin pyetjet nga auditori, rreth menaxhimit të mbetjeve urbane e inerte, ndërtimit të landifilldit, etj, të cilat morrën përgjigje nëpërmjet nismave e projekteve konkretë, pjesë të plaftormës së kandiatit demokrat, për të cilin mjedisi mbetet prioriteti i një qyteti turistik.

“Me platformën tonë do të aplikojmë strategjinë tonë duke u nisur nga pika kryesore e krijimit të mbetjeve, nga individi, nga qytetari. Fushata jonë do të jetë ndërgjegjësuese konkrete nga komunitetit për ndaljen e mbetjeve. Ndërgjegjësimi do të shkojë deri aty sa secili nga ne të denoncojë, në kuptimin e mirë të fjalës”.

Koncepti i bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe çdo aktor kompetent për çështjet mjedisore, ka qenë një kërkesë e hershme e ambientalistëve në Vlorë, të cilët për këtë kërkuan të marrin garancinë e bashkëpunimit me administratën e re të bashkisë pas 21 qershorit. Ata përshëndetën iniciativës e sipërmarrjes së madhe komunitare për mjedisin, platformë kjo,  unikale në llojin e vet në Shqipëri, pjesë e programit të Genc Deromemaj.

Deromemaj i ka idetë e platformën e qartë për Vlorën e një mjedisi të duhur, e një qyteti turistik, ndaj ai insistoi që shoqëria civile e gjithë komuniteti të bëhen pjesë e iniciativave dhe ideve në shërbim të Vlorës, ai shprehu garancinë se dera e bashkisë do të jetë gjithmonë e hapur.

Deromemaj në plafromën e tij për mjedisin, tashmë të formëzuar plotësisht, përfshin nisma konkrete për menaxhim të mbetjeve urbane e inerte, ndërtimin e  landfilldit, disiplinimin e ujërave të zeza, sistemin tërësor të hapësirave të uzurpuara nga intertet e bonifikimin e tyre, sistemin e rikthim të plazheve publike qytetarëve, e gjelbërim në çdo bllok banimi. Deromemaj gjithashtu garantoi se  do të ulet taksa e pastrimit për çdo familje e çdo biznes, ndërkohë mbledhja e saj do të shkojë tërësisht në investime për mjedisin.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 23  Maj 2015