Kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi mori pjesë në një takim masiv, entuziast me gratë në Pogradec që zhvilloi kandidati për kryetar bashkie Eduart Kapri me strukturat e degës. Në fjalën e saj znj. Vokshi tha se gratë dhe vajzat do të bëjnë ndryshimin e madh në 21 Qershor me përkushtimin dhe vullnetin e madh në mbledhjen e çdo vote.”Entuziazmi dhe energjitë tuaja përcjellin fitoren tha ajo. Ndër të tjera znj. Vokshi tha:
“ Kemi një kryeministër që kur prezatoi kandidaten e tij në Pogradec Dianën, nuk përmendi vlerat dhe kulturën e këtij qyteti, nuk përmendi Lasgushin dhe Kutelin, por qenin, dhe cilësitë e një dhune verbale. Të isha në vend të Dianës, do të refuzoja të merrja fjalën pas kësaj fyerjeje. Gratë dhe vajzat e Pogradecit, sikurse në të gjithë Shqipërinë, janë të qarta se Rama dhe qeverisja e tij kanë vetëm një platformë, atë të mjerimit dhe të krizës. Çfarë ka bërë ai këta dy vjet? Rriti papunësinë deri në 50% të grave dhe vajzave në shumë qytete të Shqipërisë, duke pushuar nga puna që në javët e para të qeverisjes mbi 3 mijë zonja e vajza të kualifikuara. Ai dhe ish ministri Veliaj ka hequr nga lista e ndihmës me mijëra gra në nevojë e nëna kryefamiljare, duke i çuar ato dhe në vetëflijim si drama e Brunildës në një nga komunat e Korçës. Shumë e shumë invalide dhe gra e vajza me aftësi të kufizuara u është hequr pa mëshirë KEMP-i. Ajo tha se në Pogradec janë hedhur me tritol biznese që në themelet e tyre, kanë sakrificat e mundin dhjetra vjeçar të grave që kanë punuar në vend dhe në emigracion.
Duke vijuar me analizën e fushatës zgjedhore, znj. Vokshi tha se ndihet tejet e lënduar sa herë Rama dhe pushtetarët e tij bëjnë batuta e barcaleta me gratë e nënat tona, e më pas u kërkon atyre votën.
“Ai kërkon votën e grave se ka frikë që asnj
ëra prej tyre nuk do ta votojnë. Sepse Ramën dhe kandidatët e tij nuk do ti votojnë as gratë e majta , tha zonja Vokshi .
Në fjalën e tij ndër të tjera kandidati z.Kapri tha se mbështetja dhe përkushtimi i grave dhe vajzave në këtë fushatë është siguria drejt fitores. Nënat dhe gratë e Pogradecit janë gjithmonë forca e ndryshimit që ato sjellin me votën e tyre të familjeve dhe të shoqërisë ku punojnë e jetojnë. Z. Kapri siguroi të pranishmet se gjysma e stafit në bashkinë e re do të jenë gra dhe vajza dhe se do të ketë fokus të programit social, projektet e punësimit, të arsimimit dhe e edukimit të tyre.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 27 Maj 2015