Kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi zhvilloi një takim me gratë e Krujës në mbështetje të kandidatit Pasha. E pritur në mënyrë entuziaste zonja Vokshi tha se gratë dhe nënat janë misionaret e ndryshimit të madh dhe kthimit të shpresës në këto zgjedhje . Duke vlerësuar mbështetjen e madhe që ato po i japin kandidatit Hamdi  Pasha, zonja Vokshi tërhoqi vëmendjen se nënat dhe vajzat janë viktimat më të drejtpërdrejta të mjerimit ekonomik dhe papunësisë së lartë.  “Kjo qeverisje ky kryeministër u shpreh ajo, diskriminon gratë dhe i përçmon ato. Këtë arrogancë dhe shpërfillje ndaj gjysmës së popullsisë është bërë publike dhe në takimet me kandidatet e veta gra. Kryeministri dhe kandidatët e PS LSI për bashkitë nuk kanë prioritete në programet e tyre për nënat dhe vajzat. Mjafton ti dëgjojmë ata kur nuk japin asnjë zgjidhje për mbi mijëra gra kryefamiljare që rrisin fëmijët me vetëmohim,  që u është hequr ndihma sociale, KEMP i invaliditetit, pagesa për fëmijët të sëmurë dhe shumë privime të tjera. Sot gratë nënat vetëflijohen, sepse nuk kanë as ushqim dhe para për shkollim tha zonja Vokshi. Zonja Vokshi tha se kandidatët demokratë për të gjitha bashkitë dhe vetë zoti Pasha, kanë projekte konkrete zhvillimi për punësimin e vajzave dhe nënave në shërbimet publike dhe në hapjen e bizneseve të vogla duke ulur taksat vendore dhe nxitur projektet e artizanatit dhe traditës.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015