Ndërkohë që miliona euro po harxhohen për propaganda e fushata luksi, shqiptarët vuajnë për bukën e gojës, tha kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në mbyllje të fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit. Njerëzit po vuajnë, njerëzit po largohen sepse po humbin shpresën, tha zoti Basha, por qeveria Rama-Meta nuk e ka mendjen tek qytetarët, nuk i kanë prioritet hallet dhe problemet e tyre,  ata e kanë mendjen vetëm tek pushteti i vet, vetëm tek aferat e veta, vetëm tek xhepat e tyre.

“Miliona e miliona lekë kanë harxhuar për shfaqje bajate e pakuptim, miliona e miliona harxhojnë ditë për ditë, shikoni velinën e Tiranës, 1.144.000 euro ka harxhuar vetëm me spote, po ku i gjejnë paratë vallë, kush ua ka lënë paratë vallë, mos ua ka lënë mamaja me pension trashëgim, i kanë vjedhur dhe i vjedhin nga paratë tuaja, janë paratë tona, janë paratë e shqiptarëve. Por nuk shkojnë për pensione, nuk shkojnë për ndihmë sociale, pensionet janë në vend numëro, në fakt janë në rënie se në ngritje janë çmimet. Ndihma sociale i mohoet 20 mijë familjeve që ishin në listë e u larguan e sot hapin sytë për kotheren e bukës por i mungon dhjetra mijëra familjeve të tjera sepse kryefamiljare e kryefamiljare janë pa punë, i bëjnë paratë spote, i bëjnë paratë spektakle, i bëjnë paratë vila, kështjella, hotele, pishina, luks për vete, varfëri për popullin. Ky është definicioni i oligarkisë, i sundimit të një grusht njerëzish qqë nuk janë as të djathtë as të majtë, as socialistë, as progresist por banditë që kanë kapur Shqipërinë prej fyti, dhe tani duan të kapim për fyti çdo qytet, çdo bashki, çfarë i ofrojnë këto zgjedhje, asnjë zgjidhje, mund thjesht mos të kishte zgjedhje fare, sepse çfarë mund t’ju ofrojnë, si mund të përballen mbasi skanë mbajtur premtimet e tyre të para dy viteve për punësim, për taksa të ulëta, për çmime të ulëta. Atëherë çfarë bëjnë, vijnë edhe shajnë, ofendojnë, kërcënojnë, mashtrojnë, mallkojnë popullin e tyre”,- u shpreh zoti Basha.

Dyshja Rama-Meta s’kanë mbajtur asnjë premtim, prandaj sot bëjnë gjithçka për të mos u ballafaquar me premtimet e tyre. Premtuan 300 mijë vende pune, por mbyllën mijëra vende pune, premtuan uljen e çmimeve, por sot çmimet e ushqimeve janë rritur, çmimi i naftës është rritur, çmimi i energjisë elektrike është rritur dhe vazhdojnë të rriten nga dita në ditë, tha zoti Basha, ndërsa i ka adresuar një pyetje qytetarëve të Elbasanit.

“Pyetja e madhe është, a jetoni më mirë se dy vite më parë? A është përmirësuar jeta juaj këto dy vite, sepse këta thonë që jemi në drejtimin e duhur. A është drejtimi i duhur ky për ju vëllezër dhe motra? A janë taksat e larta drejtimi i duhur për ju? A janë çmimet e rritura drejtimi i duhur për ju? A është papunësia që ka pllakosur  drejtimi i duhur për ju? Ju po thoni jo, jo tha sot Korça, jo tha Pogradeci, jo tha Devolli, jo tha dje Gjirokastra e Mallakastra, jo do të thotë Shqipëria nga Jugu në Veri. Por Edi Rama dhe Ilir Meta thonë ju jeni në drejtimin e duhur. Dhe padyshim ata kanë të drejtë, sepse ata janë në drejtimin e duhur. Janë në drejtimin e pasurimit marramendës, janë në drejtimin e ndërtimit vilave, hoteleve, pishinave, kështjellave, pushimeve luksoze. Janë në drejtimin e kryeqyteteve të Europës, çdo fundjavë oshëtisin si turistë luksi në të njëjtat qytete të Europës ku kanë dërguar popullin e tyre refugjat me më shumë numra se asnjëherë në 20 vitet e fundit” ,- theksoi zoti Basha.

Më 21 qershor, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, me votën e qytetarëve do të krijojmë një pol të ri fuqie dhe ekuilibri për të ndalur pushtetin absolut. Do t’i ndalim dhe bashkë do të votojmë për të kthyer rrjedhën e përkeqësimit për të kthyer shpresën dhe besimin e qytetarëve.

“Ne do të votojmë paketën e shpëtimit, ju do të votoni paketën e shpëtimit.  Dhe unë u jap fjalën, e ju më njifni fare mirë se kam qenë depudeti  juaj. Ju jap fjalën se ashtu siç nuk u tërhoqëm, siç nuk u tërhoqm deri sa ja çamë zemrën malit të Krrabës, ashtu nuk do tërhiqem me votën tuaj, me mbështetjen tuaj do ti shkojë deri në fitore kësaj beteje . Do ulim taksat ,ne do ti ulim do të ulim çmimin e energjisë ,do të faim kamatëvonesat, do të rrisim rrogat dhe pensionet,do të hapim vende pune. Përveç një pakete që çliron vetëm energji pozitive, që çliron dhe nderon punën e ndershme. Duke hequr kërbaçin  nga dora e qeverisë, duke zhdukur blloqet e mëdha e të pafundme të gjobave. Kjo është oferta jonë, kjo është rruga,kjo është rruga e shpëtimit, ky është modeli i daljes nga kriza. Është modeli i punës, është modeli i dinjitetit është modeli i përkushtimit, është modeli që ju sheh në sy”,- theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Qershor 2015