Në një nga takimet me qytetarët,  kandidati Gjergji Mero tha se Bashkia e re do të shlyejë për shtresat në nevojë gjithë kamatëvonesat e tarifave  të prapambetura të ujit dhe  ato  vendore si pastrimi, gjelbërimi etj. Me bashkinë e re,  subvecionet e bashkisë për familjet e varfra do të jenë prioritet i programit social dhe, pas 21 Qershorit nuk do të ketë banor që do të prangoset pse nuk paguajnë ujin dhe dritat. Ndërkohë vetë këto tarifa me Bashkinë e re do të ulen në ndjeshëm që mund të përballohen nga të gjithë, tha kandidati Mero. Kjo qeverisje e pashpirt po ua merr shpirtin të varfërve tha kandidati Mero, I cili shprehu trishtimin e thellë për fletoret e ushqimeve veresie që shtohen nga dita në ditë në Korçë  dhe për varfërinë që nuk mundëson ushqim normal për fëmijët e këtyre familjeve.

“Në programin tone, shtresat në nevojë do të jenë në fokus për punësim dhe strehim tha z. Mero. Strehimi i të pastrehëve në apartamentet e financuara nga Bashkia në bashkëpunim me biznesin privat, ngritja e një mence sociale,  dhe rritja e zyrës në shërbim të komuniteteve me përfaqësues nga vetë këto komunitete, janë disa  nga pikat e prioriteteve për shtresat në nevojë. Në fjalën e tyre banorët e këtyre kategorive  vunë theksin tek respektimi që i bën z. Gjergji Mero të varfërve pas diskriminim racor dhe social.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 13 Qershor 2015