Mirëmbrëma miq
Mirëmbrëma qytetarë të Durrësit
Dua t’iu falenderoj në mbyllje të kësaj ditë të rëndësishme, për pjesmarrjen në zgjedhje. T’iu falenderoj për ushtrimin e përgjegjësisë qytetare.
Dua të falenderoj gjithashtu, komisionerët dhe vëzhguesit për punën e palodhur për rezistencën që u kanë bërë akteve e përpjekjeve të dëshpëruara për manipulim.
Të dhënat e para flasin për një fitorë të alternativës tonë në Durrës, fitore të Partisë Demokratike.
Tani që votimi është mbyllur, kemi hyrë në një proces të rëndësishëm që është numërimi.
I kërkoj numëruesve ta ruajnë votën e durrsakeve, ta garantojnë atë. Të bëjmë të dëgjohet zëri i tyre. Unë jam pranë çdo numëruesi, Partia Demokratike dhe miqtë tanë ndërkombëtarë janë pranë çdo numëruesi.
Në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë cënimin e vullnetit të shprehur tashmë me votë.
Ju faleminderit.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 21 Qershor 2015