Kandidati Gjergj Mero tha se Bashkia e re e Korçës do të rregullojë rrugët dhe do të përfundojë ato që kanë nisur në fshatrat turistike të Korçës, si Voskopoja, Dardha dhe Vithkuqi.
Në një takim me biznesin e vogël e të mesëm, kandidati Mero tha se, infrastruktura e destinacioneve turistike të Korçës është në gjendje të mjeruar dhe se bashkia i ka lënë në haresë.
Veçanërisht kandidati Mero vuri në dukje aksin problematik të Vithkuqit, i cili pengon vajtjen e pushuesve në këtë zonë me vlera të mëdha kuruese.
Gjatë shtjellimit të prioriteteve të programit për turizmin në Korçë, kandidati Mero tha se do të zbatohen projekte për zhvillimin e bujtinave në fshatrat e Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit, si dhe do të hapen shtëpitë muze të traditës dhe punimeve artizanale.
Sipas kandidatit Mero programi për bashkinë e re parashikon një numër të konsiderueshëm punësimesh në ridimensionimin e turizmit malor dhe hartës se re turistike.
Punimet artizanale dhe kulinaria do të jenë burimet ku Bashkia e re do të përqëndrojë projektet për zhvilllimin e fshatrave turistikë të Korçës.
Kandidati Mero tha se do të punohet fort edhe me organizatat ndërkombëtare për vënien në eficencë të pistave të skisë në Dardhë.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18 Qershor 2015