Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e fshatit Romanat mbi programin e saj për zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës së zonës. Duma tha se pas 21 Qershorit, do të ketë një model tjetër pune nga ai i bashkisë së sotme, me projekte që do të sjellin zhvillim.

“Të bësh rrugët me taksat është detyra e secilit. Problem është se çfarë lloj rruge bën. Problemi është a ke shpërdoruar apo jo me ato taksa. Problem është nëse ato taksa, pasi ke bërë rrugë, kanë sjellë zhvillim ?! Asnjë nga këto të treja nuk kanë përgjigje në bashkinë e sotme të Durrësit. Ai është një model i dështuar i zhytjes së qytetit në atë që është grumbullimi i betonieres së vetë, dhe i zhytjes së qytetit në atë që është varfërimi dhe papunësia”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se fondi i garancisë do të mbështesë çdo fermer.

“Ajo që ju siguroj është që pas momentit që do marrim bashkinë të madhe do të vlejë të merresh me bujqësi sepse 30 % të subvencionimit dhe fondit të garancisë do ta japë bashkia për çdo projekt fermeri në bujqësi dhe blektori”, u shpreh Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 6 Qershor 2015