Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e zonës së Spitallës ku u zotua se do të çlirojë qytetin nga pengmarrja e kryebashkiakut Dako për ti dhënë shans të gjithëve. Duma tha se modeli i saj është hapja e shanseve për të gjithë dhe jo për një grup prej 5 njerëzish dhe se modeli i saj do të hapë 15 vende pune.

“15 mijë vende pune vijnë nga shanset që i jep qeverisësi dhe vijnë nga shanset e dhëna dhe jo të munguara. Dhe vijnë nga fakti që ti nuk e privatizon me 5 vetë por hap tregun për 500. Vijnë nga shanset që; ul taksat zotëri se i ke tmerruar bizneset me taksa të dyfishta më të larta se Tirana dhe me frikën se duhet të mbyllin derën se i vijnë tatimet ditën e zgjedhjeve. Duhet sqaruar që 15 mijë vende pune do krijohen me Grida Dumën sepse do çlirohet qyteti. Do çlirohet nga taksat dhe do ti shkojmë në kurifin minimal të taksave”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u zotua edhe për normalizimin furnizimin me ujë të pijshëm brenda 6 muajve, ndërtimin e 4 shkollave në këtë zonë si dhe gjelbërim dhe parqe për fëmijët në çdo lagje.

“Në 6 muajt e ardhshëm, 3 herë në ditë furnizim me ujë në gjithë bashkinë e Durrësit sepse s’mund të jetë qytet turistik dhe të mos ketë ujë. Kjo është një nga zonat bashkë me Kënetën pak më poshtë ku janë projektuar ndërtimi i 4 shkollave. Njëra do të jetë gjimnaz siç është tani projekti dhe 3 tjerat do jënë shkollë dhe kopësht, sepse ka nevojë edhe për kopësht sepse po i çojnë fëmijët vetëm në privat. Në të gjitha rastet shkolla, të treja këto që do të jenë të reja, do të shërbejnë edhe si një qendër pasditeje për palestrën, për fushën e sportit për komunitetin. Të gjitha lagjet me kuartalle duke i vendosur një parametër ku do të ketë minimalisht një deri në dy miniparqe për fëmijët, në një hapësirë prej 4 mijë metrash katrorë, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Qershor 2015