Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi dje me banorët e zonës së plazhit ku vurin theksin tek uji i pijshëm që mungon në të gjithë territorin e bashkisë. Duma tha se faturat e familjeve që nuk kanë ujë do të zerohen. Ajo tha se projekti i Bankës Botërore do të jetë një zgjidhje për çështjen e ujit por prej një viti ai është mbajtur peng nga bashkia. Po ashtu, brenda 6 muajve do të trefishohen prurjet e ujit të pijshëm për të arritur brenda mandatit 24 orë ujë si do të pastrohen të gjitha kanalet e do të kthehen në hapësira të gjelbërta.

“Të gjitha faturat e ujësjellësit do kalojnë në sitë dhe kush nuk ka pasur ujë do ti zerohet fatura. Sepse nuk mund të lejohet që ju të mbani ujin në kurriz dhe nga ana tjetër t’u vijë fatura në fund të muajit. Nuk mund të ketë turizëm kur ju 24 orë ujin e keni me bot dhe atë e keni me mik. Kemi një vit që ende presin lekët 85 milionë dollarë dhe nuk fillon situata e ujit sepse është e njëjta gjë, me interes privat. Kanalet do të fillojnë me emergjëncë për pastrimin dhe stabilizimin. Në 6 muajt e parë kanalet do të jenë të pastruara kudo në bashkinë e Durrësit. Do t’i çojmë fondet atje ku duhet.  Tek kjo rruga këtu është premtuar 3 herë dhe disa herë që nuk bëhet”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 7 Qershor 2015