Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma u prit në një miting madhështor nga banorët e Xhafzotaj të Rrashbullit të organizuar nga aleatët e Partisë Republikane.

“Do të doja fort të ndjejmë që duhet të jetojmë si fitimtarë për bashkinë e Durrësit, për aleancat dinjitoze, për burrninë e njerëzve që kam afër dhe për të bashkëqeverisur me ju. Ka plotë socialist të zhgënjyer. Ai zotëria nuk përfaqëson absolutisht interesat e njerëzve që dua më të mirën për bashkinë. Ai përfaqëson vetëm interesat e vetes dhe kjo është një gjë që unë nuk kam më nevojë ta them më”, tha Duma.

Kreu i PR-së Fatmir Mediu kërkoi votën e të gjithë republikanëve për Grida Dumën.

“Të gjithë duhet të dalin dhe të votojnë. Të gjithë duhet të votojnë për Grida Dumën. duhet të votojnë për bindje për më të mirën. E them këtu fare hapur, asnjë votë republikane nuk ka vlerë nëse nuk është votë për Grida Dumën. As vota për këshilltarë republikanë nuk ka vlerë nëse nuk shkon si votë për Grida Dumën”, tha Mediu.

Deputeti Argon Duka u shpreh se kandidati i majtë është në konflikt interesi. “Thotë që nga biznesi im, pra i vëllait të tij i deleguar, thotë se nuk ka asnjë lloj konflikti interesi sepse nuk kam shitur beton për ndërtime në Durrës ndërkohë që ai biznes vazhdojë të mbijetojë dhe vazhdon të nxjerrë të ardhura për Vangjushin, madje edhe për Tiranën. Thotë që do ndërtojë ujësjellës dhe këtë premtim e ka bërë edhe në këtë komunë ndërkohë që plazhi ka 4 ditë që nuk ka një pikë ujë”, tha Duka.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18 Qershor 2015