Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin me banorët e lagjes nr 1 në qytet. Duma tha pas 21 qershorit, Durrësi do të jetë një qytet krejt ndryshe nga ai që përmbytet apo që nuk mirëmban arkeologjinë.

“Këtu jemi në një zonë të bukur që kemi disa kollona e na kujtojnë qytetin por fatmirësisht dhe fatkeqësisht kemi përballë me atë që dikur ka qënë muzeu por që ky kryebashkiaku i sotëm e njeh për vetër arkeologjike. Kur i numëroi tha dy, Amfiteatrin dhe Muzeun. Ndoshta duhet ti mësojmë që muzeu nuk është vepër arkeologjike por është një ndërtesë që duhet mirëmbajtur që të mirëmbajë arkeologjinë. Qyteti përmbytet përmbytet nga shirat, kanalet dhe papastëria dhe e vetmja përgjigje që kam gjetur këto ditë për argumentimin se pse qyteti përmbytet, nuk është që qyteti nuk duhet të përmbytet por ky kryebashkiaku thotë sot se për 2 orë stabilizohet gjendja.  Le të lëmë se çfarë ka kaluar në 4 apo 8 vete dhe në dhjetra vite dhe të fillojmë e të ndërtojmë bashkë atë që është qyteti pas 21 Qershorit”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se do të ketë një linjë të drejtëpërdrejtë të komunikimit të saj me qytetarët duke shtuar se administrata e re nuk do të kryejë asnjë lloj presioni qytetarëve apo biznese për ta kthyer Durrësin në shembull lirie.

“Nepërmjet një numri falas tek i cili do të mund të merrni në telefon, menjëherë mesazhi dhe problematika juaj do të shkojnë drejtepërdrejtë tek zyra ime. Nuk do guxojë njeri nga stafi i Grida Dumës të ushtrojë çfarëdo lloj presioni mbi këdo qytetar apo biznes vetem se e ndjen veten se është administratë. Nëse nuk i shërben njerëzve në komunikim dhe normalitet, mbajeni mend që do bëjmë shembuj sepse këtë qytet do e kthejmë në shembull të lirisë”, tha Duma.

Ajo foli edhe për projektin e rivitalizimit të kësaj lagje ne qender të qytetit dhe ne veçanti për manaxhimin e mbetjeve në qytet.

“Të gjithë zonën që kemi tek Vollga do ta pastrojmë të gjithën dhe do krijojmë plazhin urban 4 metra të mbushur me rërë dhe gjithë zonën që fillon nga Currilat në Porto Romano do të kemi patjetër që në vitin e parë plazh publik të qytetarëve të Durrësit. Nga sot e tutje projekti për pastërtinë e qytetit do të fillojë nga ndarja e mbeturinave që në tre koshat. Projekti për pastërtinë e qytetit do fillojë nga monitorimi dhe kontrolli i përditshëm për mbledhjen e mbeturinave nga zyra përkatëse dhe çuarjen e tyre drejt riciklimit dhe zhdukjes më të fund të dalgadalëshme të landfillit të Porto Romanos që nuk është zgjidhje dhe s’mund të jetë zgjidhje. Nuk është zgjidhje që t’u thuash qytetarëve që do t’ua heq nga Porto Romano dhe do ua çoj Manëz kur Manza  është pjesë e turizmit dhe agroturizmit. Përsa i përket punësimit të të rinjve kam thënë që paketën siguruese të të gjithë atyre kompanive që punësojnë mbi 10 të rinj do ta paguajë bashkia”, u shpreh Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 13 Qershor 2015