Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin e saj para qindra banorëve të Shkozetit. Duma tha se pas 21 Qershorit do të fillojë një rrugëtim ndryshe që do e ketë emrin punë. Programi i saj ka hapjen e 15 mijë vendeve të punës.

“Është besimi absolut që pas 21 Qershorit, pas fitores tonë do të fillojmë një rrugëtim që ka emrin vetëm punë. Në fund të katër viteve do të kemi një rezultat me 15 mijë vende pune, ku çdo familje e bashkisë së Durrësit duhet të ketë së paku një të punësuar”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se modeli i saj është krejt ndryshe nga kundërshtari i cili punët publike i trajton si private siç është rasti me ndërtimin e pishinës, ndërkohë që kanalet në qytet janë përsëri të hapura dhe në situatë alarmante siç është ai i Shkozetit që zonja Duma tha se do të mbyllet, sistemohet dhe gjelbërohet.

“Ai kandidati tjetër ishte duke betonuar sërish me betonjeren e vetë pishinën. Ka 8 vite që thotë që pishina do rregullohet e pastrohet, dhe këtë herë iu duk që nuk gënjente më dhe pati frikë më shumë se herët e tjera, dhe tha do ta pastrojmë dhe filloi përsëri betonizimin. Në video tona shfaqen qartasi përsëri betonieret e gjushit se si shkojnë dhe bejnë punë publike, që do të thotë që punët publike janë të barabarta me punët private për të. Vetëm një njeri që e di shumë që ka kanale të hapura dhe qytetarët kanë arritur tek pjesa që thonë shihe sa janë bërë miskonjat dhe pislliku këtu, e më pas thonë ska gjë se i durojmë ne por ti shko në makinë. Këtu ka arritur varfëria dhe përulësia, koka e ulur e njerëzve të varfër, dhe ai thotë unë e ka model zhvillimi e do ta çoj në të gjithë Shqipërinë. Çfarë është ky? Kjo është prepotencë e arrogancë me vuajtjen e të tjerëve se ti nuk e njeh fare se kush është realiteti. Këta flasin krejtësisht të kundërtat me atë që bëjnë dhe ajo që të shqetëson më shumë është niveli i mashtrimit. Njerëzit i kanë mashtruar në skajin më ekstrem. Kanë filluar të aplikojnë gënje trashë se kanë filluar ta besojnë”, tha Duma.

Më tej ajo u shpreh se lagjet do të sistemohet në gjitha me një standard të nevojshëm. “Ajo që do ndërtojmë njëherazi është standardi për çdo hapësirë publike. Të gjitha hapësirat mes pallateve dhe shtëpive, në cdo 1 mijë metra katrorë minimalisht 400 metra gjelbërim, minimalisht 8 deri në 10 stola në 200 metra hapësirë. dhe në çdo hapësirë me spallateve të këtyre dimensioneve duhet të ketë një kënd lojërash normal”, u shpreh Duma.

Në këtë prezantim u bashkuan edhe inxhinjerë të zonës të cilët paraqitën projekt idetë e tyre mjaft interesante për rivitalizimin e shesheve në zonën e Shkozetit.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18 Qershor 2015