Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin e saj me banorët e lagjes së rrotës së kuqe. Duma tha se do të zgjidhet problemi i kanalizimeve dhe ujit të pijshëm, do ketë drejtësi me ndihmën ekonomike e cila do ti jepet çdo qytetari pa dallim. Kandidatja tha se më 21 Qershor, ne do të jemi lajmi i mirë për të gjithë qytetarët, demokratë dhe socialistë.

“Kam mision ta bëj këtë qytet me kanalizime dhe me ujë. Për 6 muaj do sjellim ujin 3 herë në ditë. Për 4 vjet do kemi 24 orë ujë. Kush ka paguar faturë uji kur ujin e ka marrë me bot do të zerojmë të gjitha faturat. Kemi thënë 15 shkolla dhe me emergjencë këtu do kemi 9 vjeçaren, kopështin dhe gjimnazin tuaj. Ju them me sinqeritet që ai fond dhe buxhet që është do ndahet për ndihmë ekonomike për të gjithë ata që janë në nevojë. Ajo që ligji ua njeh do t’ua japim të gjithëve dhe mjaft më me situatën që një palë rrijnë të shkallët, një palë gjoja plotësojnë kriteret, një palë socialistë e një palë demokratë, se në fakt këtu në bashkinë e Durrësit as socialistët nuk janë trajtuar. Janë nja 5 shokë të atij zotërisë që ata janë ato që trajtohen. Sot edhe socialistët janë të gjithë të zhgënyer dhe besoj se në 21 Qershor ne do të jemi lajmi i mirë për të gjithë qytetarët që janë qytetarë të bashkisë së Durrësit. Kam bërë deklaratë publike stop ndërtimit në plazh, stop ndërtimit në qendër, mjaft më betonizim se nuk e lejojmë më këtë shkatërrim të qytetit”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 12 Qershor 2015