Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma u prit me entuziazëm nga banorët e fshatit “Sektori Rinia”. Duma tha se si kryebashkiake do të mbrojë çdo qytetar në bashkinë e madhe dhe do luftojë varfërinë duke hapur vende të reja pune. Ajo u shpreh se bashkë do rregullojmë jetën në komunitete me shkolla dhe hapësira publike më të mira.

“Do të keni kryebashkiaken tuaj të fortë për tu mbrojtur të gjithëve. Të heqim varfërinë e skajshme në këto zona sepse do hapim vende pune dhe të parët do jeni ju. E rëndësishme është që ndërsa hapim vende pune të kthejmë edhe drejtësinë, bashkë do filojmë të rregullojmë jetën si për shkollë, si për punësimin dhe për rritjen e rrogave”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18 Qershor 2015